Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe...

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen...

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis: Ja sa...

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja: Për fat...

Media franceze jep detajet nga arrestimi i Ermal Beqirajt:...

A prisnit që protestuesit të krijonin parti politike? Gonxhja...

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë, Shqipëria në...

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që në ditët...

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja e Rilindja...

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja e Rilindja 2.0

28 Korrik 21:26

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i ftuar këtë të martë në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për sfidat e qeverisë, Shqipërisë, rrugën drejt BE-së, por edhe për BESËN.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se cila ishte arsyeja që kaluam nga RILINDJA te BESA, Gonxhja tha se janë të dyja në shërbim të njëra-tjetrës.

Sipas tij, BESA është përsosja e RILINDJES 2.0 të Shqipërisë, që është programi dhe qëllimi i qeverisë për një Shqipëri evropiane.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Nga Rilindja te BESA, çfarë nuk shkoi në 13 vite që kemi këtë kalim?

Gonxhja: BESA është një përsosje e Rilindjes 2.0, që është në fakt programi dhe qëllimi i mandatit të katërt, që synon një ngritje edhe më të lartë të zhvillimit të vendit, përmirësimin e kushteve të jetës për sa më shumë shtresa, grupe interesi, sektorë dhe kushteve të ekonomisë, për të qenë sa më të suksesshëm dhe konkurrues. Ne jemi të ekspozuar nga hapja drejt BE-së, prandaj duhet modernizimi që të jemi konkurrues dhe efiçentë për potencialet e vendit tonë. Çmohet që turizmi është një nga kuajt kryesorë të betejës. Rilindja 2.0 është një perspektivë e afërt e mandatit të katërt, ndërsa BESA është një instrument për ta bërë programin dhe punën, e cila rrjedhimisht zhvillohet në disa vite, në politikat e reja. Nëse nuk ke instrumentin e duhur për të artikuluar punën që bëhet në vend, ndonjëherë krijohet mjegullnajë, paqartësi, distancë nga një pjesë e mirë e qytetarëve, të cilët, duke mos qenë të informuar sa duhet dhe duke mos u ndier pjesë e ndryshimeve që duhet të bëhen së bashku, të aprovuara me një gjithëpërfshirje efektive, ndihen sikur nuk janë pjesë, sikur zhvillimi i lë pas.

Borakaj: A nuk duhet të ndihet zhvillimi te qytetari dhe, nëse qytetari nuk e ndien, a nuk është zhvillim?

Gonxhja: Pritshmëria jonë është shumë më e lartë nga sa e nisëm. E kam thënë shpesh dhe e di që njerëzit nuk duan të shohin pas, nuk duan t’u referohen të shkuarave, por një referencë minimale duhet. Në pak vite ne dolëm nga një administratë që ndërtohej herë me pesë, herë me gjashtë votat që partia merrte. Qeveria vuante nga administrata që gatuhej në zyrat e partive. Kjo administratë nuk them se është e depolitizuar plotësisht, por ne ishim në situatën që vetëm në vitin 2017 mund të fillonim të provonim reformat. Një vend që nis reformat e thella në vitin 2017, më pas në vitin 2019 goditet nga fatkeqësia, pastaj nga pandemia. Ne nuk mund të flasim sikur të jemi një Zvicër në Ballkan. Jemi në një rajon që ende vuan sot. Kemi fqinj nga krahu lindor që nuk dinë nga çfarë qeverish qeverisen, kemi një Kosovë me probleme. Kemi matanë Malin e Zi, që është i vetmi vend që lufton bashkë me ne për të qenë në BE. Nuk përmenda Greqinë, pasi ka 100 vjet ekonomi tregu, por mora Ballkanin tonë. Jemi në një moment shumë kritik, por edhe shumë delikat historik për gjithë pozicionin tonë.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
gonxhja Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

më shumë...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe flet për të ardhmen politike

më shumë...

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis: Ja sa fitoi Shqipëria nga koncerti i Kanye West

më shumë...

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja: Për fat u prekëm pak, sepse ende nuk kemi turizmin e organizuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:55

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit...

11:18

A do të kandidojë për Bashkinë e...

11:03

Tragjike! Vinçi bie gjatë montimit në një...

10:42

Gjermania vendos trupa në Poloni për të...

10:27

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi,...

10:26

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis:...

10:16

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja:...

10:00

Media franceze jep detajet nga arrestimi i...

9:58

A prisnit që protestuesit të krijonin parti...

9:47

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë,...

9:36

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që...

9:26

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja...

9:06

I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë...

8:54

Zjarr pranë Drejtorisë Arsimore në Fier, zjarrfikësit...

8:42

Këshilla se si të qendroni të sigurt...

8:36

Akuzohen për krime lufte, arrestohen dy persona...

7:52

Dita e 59-të e protestës, nis grumbullimi...

7:22

Zjarret në Spanjë, shkon në 14 numri...

7:12

Lamallari në Lezhë: Udhëzim i ri për...

7:09

Zjarr i madh shkrumbon fermën në Patos

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.