E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Thriller në Francë, trupat e pajetë të pesë foshnjave gjenden në kuti kartoni në shtëpinë e një çifti

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në qytetin Orange të Francës, ku policia ka gjetur trupat e pesë foshnjave brenda shtëpisë së një çifti.

Sipas mediave franceze, duke iu referuar burimeve hetimore, mbetjet e foshnjave janë gjetur në kuti kartoni gjatë një kontrolli në banesën e çiftit.

Reklamë

Ngjarja u zbulua një ditë pasi gruaja kishte sjellë në jetë një foshnjë të shëndetshme. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan policinë drejt kontrollit të banesës.

Prokuroria e Carpentras nuk ka dhënë ende një koment zyrtar për rastin, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë