Një e moshuar me probleme të shëndetit mendor, gjendet fal kërkimeve me dron nga ana e Policisë.

 

Mesditën e djeshme shtetasja V.F., 74 vjeçe, banuese në Tepelenë, është larguar nga banesa e vajzës së saj në fshatin Hundkuq, Gjirokastër.

 

Të afërmit e shtetases së mësipërme sapo kanë konstatuar mungesën e saj në banesë, kanë kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.

 

Policia e Gjirokastrës, pas njoftimit të marrë për largimin nga banesa të shtetases V.F., kanë nisur kërkimet në terren duke përdorur dronin e Policisë.

 

Këtë të mërkurë, nëpërmjet dronit është bërë lokalizimi dhe gjetja e shtetases V.F., në pyllin e fshatit Hundkuq.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *