Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

“Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin”, Rama:...

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”,...

Irani dhe Izraeli thonë se do të ndërpresin sulmet,...

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin tonë për...

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen 5 persona,...

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni...

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar raketat iraniane...

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e...

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me...

Operacioni në Vlorë/ Goditet grup kriminal me rrezikshmëri të lartë, arrestohen 6 persona, zbardhet plagosja e 26-vjeçarit

9 Qershor 09:41

Një grup kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve është goditur nga Policia e Vlorës në kuadër të operacionit të koduar “Grupi”.

Gjatë operacionit, të zhvilluar në fshatin Vranisht, u arrestuan gjashtë persona, mes tyre dy të shpallur në kërkim kombëtar dhe një në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Policia bëri të mundur edhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një 26-vjeçari, ngjarje e ndodhur më 7 qershor në Vlorë. Sipas hetimeve, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “BMW X5”, i cili u sekuestrua gjatë operacionit.

Në pranga ranë shtetasit F. Sh. (A.), 52 vjeç, N. D. (Q.), 50 vjeç, M. B., 35 vjeç, A. D. alias A. Th. alias I. D., 51 vjeç, si dhe T. A., 55 vjeç dhe D. Ç., 48 vjeç. A. D. rezultonte i dënuar nga Gjykata e Apelit në Lecce të Italisë me 6 vjet e 8 muaj burg për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi katër armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, shtatë telefona celularë, 1.850 euro dhe tre automjete, njëri prej tyre i blinduar.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të grupit dhe dokumentimin e veprave të tjera penale që mund t’u atribuohen anëtarëve të tij.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Grupi”.

Goditet një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore (drejtuesi dhe anëtarët e grupit).

Grupi, me aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Kapet dhe autori i plagosjes me armë zjarri, të ndodhur 2 ditë më parë, në Vlorë.

Vihen në pranga 6 shtetas, nga të cilët 2 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.

Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, celularë dhe një shumë parash.

Në vijim të veprimeve intensive për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se disa shtetas lëviznin të armatosur dhe me mjete të blinduara dhe ndër ta ishte dhe autori i plagosjes së rëndë me dashje, të ndodhur më datë 07.06.2026, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Grupi”.

Si rezultat, në një lokal në fshatin Vranisht, gjatë operacionit u godit një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore që vepronte në qytetet e Vlorës dhe Fierit. Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh.(A.), 52 vjeç, N. D.(Q.), 50 vjeç, M. B., 35 vjeç dhe A. D. alias A. Th. alias I. D., 51 vjeç, ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia, pasi Gjykata e Apelit Lecce, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë operacionit po në këtë lokal, në të njëjtën tavolinë, u kapën dhe shtetasit T. A., 55 vjeç (i dyshuar autor i plagosjes së ndodhur më datë 07.06.2026) dhe D. Ç., 48 vjeç, të shpallur në kërkim kombëtar, të dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1850 euro dhe 3 automjete (2 prej tyre, me targa të huaja dhe njëri prej tyre, i blinduar).

Nga hetimet rezultoi se njëri nga automjetet e sekuestruara, tip “BMW X5”, ishte përdorur nga shtetasi T. A., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pas plagosjes me armë zjarri, të shtetasit F. L., 26 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 07.06.2026, në Vlorë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtij grupi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Operacion plagosja Vlore

Nga e njëjta kategori

“Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin”, Rama: Do të realizohet!

më shumë...

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, vijojnë kërkimet për autorin, gjendet e braktisur makina e Sadik Llanit

më shumë...

Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kullota

më shumë...

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien me Netanyahun, mohon përplasjen me kryeministrin izraelit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:54

“Projekti në Zvërnec është një bekim për...

10:46

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, vijojnë kërkimet...

10:29

Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po...

10:15

“Nëse i them të bëjë diçka, ai...

9:58

Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot...

9:50

Mbeti i bllokuar brenda mjetit, ky është...

Autori Sadik Llani
9:42

Vrau shokun me kallash, RENEA ende në...

9:41

Operacioni në Vlorë/ Goditet grup kriminal me...

8:50

Irani dhe Izraeli thonë se do të...

8:36

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:31

Aksident tragjik në bypass-in e Vlorës, përplasen...

8:09

“Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim“, parashikomi i...

12:37

Delet zgjodhën! Kush janë fermerët që do...

12:09

Fermerët “në dorë” të kafshëve, mënyra e...

11:47

Kush është fermerja që u largua nga...

11:34

“Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi...

10:51

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin...

10:39

“Rash në dashuri me zyshën, nuk po...

10:20

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rezultatet përfundimtare më...

10:00

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip...

Më të klikuarat

  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.