Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 July 2026
Vizion fokus

Operacioni në Atlantik, sekuestrohen 2.6 tonë kokainë me destinacion...

Trilloi shtatzëninë dhe lindjen e bebes, flet për herë...

“Jemi pro kredisë nga SHBA, por jo procedurës antikushtetuese”,...

Bardhi: Marrëvshja me SHBA-në nuk na u vu në...

Marrëveshje 302 milionë dollarë me SHBA-në, Balla: Historike për...

“20 vjet mendoi vetëm për popullin”, Shehaj ironizon Ballën:...

E nxorrën jashtë me dhunë, Agron Shehaj në Kuvend:...

Manipulimi i informacionit, Rama: Sa më shumë i afrohemi...

“Manipulimi i informacionit kërcënim për demokracinë”, Rama: “Kali i...

Sot seanca e fundit plenare, qytetarët mblidhen para Kuvendit,...

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri: Protestuesit kujtojnë se kanë botën me vete, por po gënjehen

9 Qershor 20:38

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Parkun e Apolonisë në kuadër të 35-vjetorit të PS.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal sërish te protesta në Tiranë dhe te zhurma e madhe mediatike që ka prodhuar në Evropë, por edhe në SHBA.

Rama theksoi se ata që janë në shesh mendojnë se kanë mbështetjen e botës, kur shohin se po pasqyrohen në mediat amerikane dhe ato evropiane, por në të vërtetë po gënjehen.

Sipas tij, në Shqipëri është bërë masakër me gjuetinë e paligjshme, por kjo nuk ka sjellë asnjëherë reagim nga ana e mediave botërore, ndërsa këtë herë fshihet diçka tjetër.

“Ajo që po ndodh sot, jo thjesht me çfarë po ndodh me një grup apo një sërë grupesh njerëzish e kategorish që i ka bashkuar Bulevardi, duke filluar me një shqetësim legjitim për mjedisin e pastaj te kërkesa për vdekjen e tradhtarëve. Më e rëndësishme është se çfarë po ndodh sot me Shqipërinë dhe pse po përdoret kaq masivisht nga vende dhe njerëz që nuk është se kanë dhimbje se çfarë do të ndodhë me flamingot, e as se janë kaq të interesuar për këtë Shqipëri, por sepse Shqipëria sot, përveç të tjerash, është qendër e një sërë përplasjesh.

Thënë kjo, nuk po them se njerëzit që dalin atje janë agjentë, spiunë të futur nga forca të errëta, nuk e them këtë. Por që, përveç një pjese të mirë aty që janë këta politikanët e rinj të partive të reja, që u vjetruan shumë më shpejt se sa normalisht, është një pjesë njerëzish që kanë rënë pre e gjithë kësaj gjëje.

Atyre që shqetësohen për mjedisin, atyre që shqetësohen për Shqipërinë, që Shqipëria nuk mund të shitet, u duket gabimisht sikur bota është me ta, sikur gjithë ai sistem mediatik në Amerikë apo Evropë është në kulmin e një simpatie, sikur këta njerëz po luftojnë për atdheun e tyre, për mjedisin e tyre. Kush mendon kështu, gënjen veten në mënyrë naive.

Shqipëria këtu ka qenë. Çështjet e mjedisit, të kafshëve, të shpendëve, të lumenjve ka pasur, edhe më të rënda madje. Shqipëria ka qenë vendi ku, si në asnjë vend tjetër të Evropës, deri kur ne kemi ardhur në detyrë, bëhej turizëm gjuetie, njësoj si trafikët e tjera. Kishte një sistem të tërë për të sjellë turistë me çifte. Maniakë ndërkombëtarë, të cilët vinin me një sistem organizimi, merreshin me furgona, siç bëhet sot me turistët për guida. Në atë kohë ishte turizmi i vrasjes ilegale të kafshëve dhe shpendëve”, tha Rama.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Protesta rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Shqipëria rrit kapacitetet kundër zjarreve, Rama premton më shumë mbështetje për zjarrfikësit: Kemi blerë 3 avionë

më shumë...

Zjarret në Spanjë dhe Francë, Rama shpreh solidaritetin: Jemi gati t’i ndihmojmë nëse na kërkohet

më shumë...

“Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet polici që liroi Rozalinda Plakën: Buzi më kërkoi të afrohesha i paarmatosur

më shumë...

“Jemi pro kredisë nga SHBA, por jo procedurës antikushtetuese”, Berisha kundër kalimit me urgjencë të marrëveshjes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:03

Operacioni në Atlantik, sekuestrohen 2.6 tonë kokainë...

1:35

Prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë kundër zjarreve,...

1:20

Rrënojat e një çezme 500-vjeçare dalin në...

1:15

Shqipëria rrit kapacitetet kundër zjarreve, Rama premton...

1:07

Zjarret në Spanjë dhe Francë, Rama shpreh...

12:50

“Situata më e vështirë e karrierës sime...

12:40

Lezhë/ I bie arma nga çanta në...

12:06

Protestë përpara parlamentit, domate dhe vezë drejt...

11:43

Trilloi shtatzëninë dhe lindjen e bebes, flet...

11:26

“Jemi pro kredisë nga SHBA, por jo...

11:15

Konflikt mes të rinjve në Durrës, tre...

11:12

Bllokohet aksi Qafë Thore–Theth, rrëshqitjet e dherave...

10:48

Bardhi: Marrëvshja me SHBA-në nuk na u...

10:42

Tension para Kuvendit, policia mban në “ajër”...

10:37

Marrëveshje 302 milionë dollarë me SHBA-në, Balla:...

10:34

“20 vjet mendoi vetëm për popullin”, Shehaj...

10:22

E nxorrën jashtë me dhunë, Agron Shehaj...

9:49

Manipulimi i informacionit, Rama: Sa më shumë...

9:35

“Manipulimi i informacionit kërcënim për demokracinë”, Rama:...

9:32

Manovra të rrezikshme me Jet Ski në...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjes...
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.