Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e vitit ’90-të, duhet të krijohet parti, në të kundërt s’ka sukses

9 Qershor 22:04

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj, i ftuar këtë të martë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për protestën që po zhvillohet në Tiranë.

Ai tha se protesta në Shqipëri është një gjë mjaft pozitive, pasi kështu vjen ndryshimi. Sipas Malajt, protesta e sotme është e ngjashme me atë të studentëve në vitet ’90.

Malaj bëri thirrje që nga kjo protestë duhet të dalë një forcë politike, pasi nëse vijon pa organizatorë, atëherë protesta nuk do të ketë sukses real.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Dita e 10-të e protestës, si e keni parë ju?

Malaj: Në lidhje me protestën, mendoj se është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një kombi. Unë kam qenë student i Dhjetorit dhe e di shumë mirë që e ardhmja e këtij vendi ka ardhur nga protesta. Utopia jonë për të ardhmen e Shqipërisë ishte e ndryshme nga ajo që kishim menduar deri në atë kohë. Ishim vetëm 20-vjeç në atë kohë dhe thyem një regjim shumë të egër. Unë jam nga ata që them se Shqipëria do zhvillohet vetëm nga protestat. Ai brez i ri aty është një nivel intelektualësh.

Mendoj që kjo protestë nuk është vetëm për Zvërnecin, e cila është vetëm një pikë ujë. Një nga kryesoret është e drejta që kanë këta njerëz për t’u kthyer në Shqipëri. Demonstratat, për mua, po ta vësh re, janë të ngjashme në të gjitha shtetet evropiane me ato që po bëjnë shqiptarët. Këta njerëz që kanë ikur atje tregojnë se e duan atdheun e tyre, kanë ikur të detyruar atje. Dëshira për t’u kthyer në Shqipëri, për ta parë vendin sa më të zhvilluar, është ajo që i mbledh të gjithë këta.

Borakaj: Hiqni paralele mes dy protestave?

Malaj: Unë mendoj se është e njëjta frymë. Kemi të njëjtën politikë si ajo para ’90-ës. 40 zgjati e vjetra, 30 kjo tani. Kjo politikë është më e moderuar, pasi ky brez është më i shkolluar, por mendoj se jemi në të njëjtën frymë të protestës. Suksesi atëherë ishte se u morën përsipër nga intelektualët. Nëse kjo protestë do të vazhdojë siç është, do të ketë prosperitet të dukshëm, por pa sukses real. Për mua duhet të krijojnë parti politike.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
MAlaj Protesta Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.