Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

“Arsimi profesional është talent, jo ngushëllim për ata që...

“Arsimi profesional sot është një zgjedhje reale për të...

“Shqipëria në sallën e urgjencës”, Berisha: Vendit i duhet...

“Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin”, Rama:...

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”,...

Irani dhe Izraeli thonë se do të ndërpresin sulmet,...

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin tonë për...

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen 5 persona,...

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni...

Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga provimi nxënësin që e publikoi

9 Qershor 11:43

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, vetëm pak minuta pas nisjes së testimit të Maturës Shtetërore 2026.

Përmes një deklarate zyrtare, MAS garanton maturantët, prindërit dhe opinionin publik se procesi i provimit po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në zbatim të rregullores, duke theksuar se publikimi i tezës nuk ka ndikuar në zhvillimin apo integritetin e provimit.

MAS bën të ditur se pas verifikimeve është konstatuar se teza është publikuar nga një qendër provimi në Qarkun e Kukësit. Maturanti që ka fotografuar dhe shpërndarë tezën është përjashtuar menjëherë nga provimi, ndërsa paralajmërohet se masa disiplinore do të merren edhe ndaj personave përgjegjës për administrimin e procesit në atë qendër.

Deklarata e plotë:

Ministria e Arsimit garanton maturantët, prindërit, mësuesit dhe opinionin publik se provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë i Maturës Shtetërore 2026, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në zbatim strikt të Rregullores së Maturës Shtetërore, duke siguruar standardet më të larta të testimit për mbi 26,600 maturantët në të gjithë vendin.

Provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2026 po zhvillohet normalisht në 144 qendra provimi, në mjedise qetësie, rregulli, transparence dhe sigurie të lartë. Në lidhje me publikimin në rrjetet sociale të fotografive të tezës së provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Ministria e Arsimit sqaron se ky akt ka ndodhur pasi provimi ka nisur dhe nuk ndikon në asnjë mënyrë në zhvillimin apo integritetin e tij.

Një veprim i tillë nuk mund të zbehë punën dhe angazhimin e mijëra mësuesve që kanë punuar me maturantët, e mbi 2 mijë administratorëve të provimit dhe punonjësve të strukturave arsimore, të cilët kanë ndjekur me përkushtim përgatitjen dhe mbarëvajtjen e testimit për Maturën Shtetërore.

Aktualisht është evidentuar se teza është publikuar nga një qendër provimi në Qarkun e Kukësit dhe maturanti që ka publikuar tezën është përjashtuar menjëherë nga provimi. Siç është bërë e ditur me herët, masat do të aplikohen si ndaj maturantëve që thyejnë rregulloren, ashtu edhe ndaj të gjithë zinxhirit të administruesve të procesit në qendrën e provimit.

Ministria e Arsimit dënon çdo akt që synon të dëmtojë besueshmërinë e procesit të Maturës Shtetërore dhe rithekson se çdo shkelje e rregullave do të trajtohet me seriozitet dhe në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren në fuqi.

Përgatitjet për Maturën Shtetërore 2026 kanë qenë të plota dhe të mirëkoordinuara, nga hartimi i testeve me standarde të larta profesionalizmi dhe sigurie, certifikimi i personelit administrues, zhvillimi i konsultimeve në shkolla, shpërndarjen e testeve model nga Qendra e Shërbimeve Arsimore tek organizimi i testimeve provë, si dhe ofrimi i mbështetjes psikologjike për maturantët.

Për Ministrinë e Arsimit, prioritet mbetet suksesi i çdo maturanti dhe garantimi i të drejtës së secilit për t’iu nënshtruar provimeve në kushte të barabarta, ndaj angazhimi për një Maturë Shtetërore të drejtë, të ndershme dhe meritokratike do të vijojë pa ndërprerje deri në përfundim të të katër testimeve.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi

Nga e njëjta kategori

Zbulime të reja në Amanatia, arkeologët njxerrin në dritë segmente të mureve fortifikuese

më shumë...

Turistët gjermanë prej dy ditësh të zhdukur në malin e Polisit në Librazhd, policia në kërkim të tyre

më shumë...

“Arsimi profesional është talent, jo ngushëllim për ata që s’ndjekin fakultetin”, Rama: Kemi më shumë juristë për metër katrorë

më shumë...

Pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut, GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg Artan Tafanin dhe me 3 vite e 6 muaj Kristi Bixhekun

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:54

Zbulime të reja në Amanatia, arkeologët njxerrin...

12:49

Turistët gjermanë prej dy ditësh të zhdukur...

12:31

“Arsimi profesional është talent, jo ngushëllim për...

12:23

Pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut,...

12:20

“Ideja që do ndërtohet si Golemi i...

12:11

Investimi në Zvërnec, Rama: Gënjeshtër që investitorët...

12:05

“Arsimi profesional sot është një zgjedhje reale...

11:52

Moza finalistja e parë e Ferma VIP,...

11:43

Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë,...

11:26

Moreira De Sousa pason Gonzaton, BE propozon...

11:22

“Shqipëria në sallën e urgjencës”, Berisha: Vendit...

10:54

“Projekti në Zvërnec është një bekim për...

10:46

Vrasja e 27-vjeçarit në Kamëz, vijojnë kërkimet...

10:29

Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po...

10:15

“Nëse i them të bëjë diçka, ai...

9:58

Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot...

9:50

Mbeti i bllokuar brenda mjetit, ky është...

Autori Sadik Llani
9:42

Vrau shokun me kallash, RENEA ende në...

9:41

Goditet grupi kriminal në Vlorë, policia arreston...

8:50

Irani dhe Izraeli thonë se do të...

Më të klikuarat

  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.