E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Përfundon takimi me Kurtin, Hamza: Nuk ka marrëveshje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka përfunduar pa marrëveshje.

Hamza ka deklaruar se, megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që palët të takohen sërish në ditët e ardhshme.

Reklamë

Sipas tij, prioritet aktual është ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa çështja e zgjedhjes së presidentit do të diskutohet pas miratimit të këtij ligji.

“Nuk ka marrëveshje, por nuk e përjashtoj mundësinë për takime në ditët e ardhshme. Prioritet është ndryshimet për Ligjin për Specialen. Aprovimi i ligjit, pastaj diskutojmë për presidentin”, ka thënë Hamza pas takimit që zgjati dy orë.

Kryetari i PDK-së nuk foli pasi doli nga objekti i Qeverisë, por pasi mbërriti në zyret e partisë. Kuvendi ka afat deri më 6 tetor ta zgjedhë presidentin e ri ose shpallen zgjedhje të reja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.