Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por nuk ma shpreh”, Rama batuta me sociaisten e Fierit

9 Qershor 21:02

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me simpatizantët, anëtarët dhe themeluesit e PS-së së Fierit, në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të partisë, shkëmbeu disa batuta me të pranishmit.

Rama zbuloi se pse Fieri cilësohet si kryeqyteti i socialistëve. Sipas tij, vetëm nëse merr zemrën dhe mbështetjen e fierakëve mund të quhesh se ke marrë Partinë Socialiste.

Ndërsa nuk munguan batutat me një nga gratë e pranishme, duke kujtuar periudhën kur Rama mori drejtimin e PS-së.

Pjesë nga biseda:

Rama: Kam zgjidhur një dilemë sot, se pse i thonë Fierit kryeqyteti i socialistëve? E zgjidha duke parë Sokratin. Kur unë kandidova për herë të parë për kryetar të PS-së, ishte një skandal i madh, pasi PS-ja nuk e kishte zakonin dhe as statutin që të kishte njerëz që thonin: ‘Dua të bëhem kryetar i PS-së’.

Ndërkohë ishte skandal pasi unë isha kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ishte pas fitores së mandatit të dytë në 2003-in dhe socialistët më shikonin si një njeri që ishte komplet i pafytyrë dhe gati-gati tradhtar, sepse po i dilte përballë liderit të pakontestueshëm të partisë, duke thyer çdo rregull, duke u bërë anëtar partie sot e duke kandiduar po sot.

Sistemi i PS-së ishte me ato komitete drejtuese të rretheve, ku nuk mund të hynte e të dilte kush të donte. Aty s’kishte as kamera, as media; mbahej raporti dhe votohej për delegatët.

Vij unë të futem. Ky komiteti drejtues ishte ai i Mallakastrës. Shkoj unë të futem që të shpall platformën dhe te dera del shoku Sokrat: ‘Urdhëroni!’, tha.

I them unë: ‘Më thanë që këtu është Komiteti, dua të futem se jam kandidat.’

‘Jo’, tha, ‘s’ka kandidat të PS-së, kandidatët dalin në Kongres.’

I them unë: ‘Po si do dal kandidat në Kongres po s’më dëgjuat?’

Më tha Sokrati: ‘Unë do tërhiqem, do flas me përfaqësinë dhe do të jap përgjigje.’

Unë në rrugë, vjen shoku Sokrat me letër me vulë e më thotë: ‘Në bazë të nenit kaq e aq, nuk të lejohet futja në Komitet.’

Pastaj e çava në ca komitete të tjera, historia vazhdoi dhe unë u bëra kryetar i PS-së.

Unë u bëra kryetar i PS-së në Tiranë. Grupi i Fierit, megjithëse më votuan, shoku Sokrat erdhi atje dhe tha: ‘Votën ta dhamë, herën e parë nuk ishe gati, tani do të të shikojmë.’

Aty ishte i gjithë grupi i Fierit. Ishte një grua, Rajmonda Stefa. Ta shikosh, thua grua e mirë, e dashur, komunikuese. Rajmonda Stefa ma ka bërë malore jetën që të bindja PS-në e Fierit se isha i duhuri.

Vetëm mbas disa kohësh të gjithë ishin dorëzuar, më prisnin me përqafime, kur fitova edhe zemrën e Rajmondës dhe Petros e ca të tjerëve, u bëra kryetar.

Kush ka mbështetjen, simpatinë, energjinë dhe mbi të gjitha kush ka PS-në e Fierit si organizatë, jo thjesht si frymë, atëherë mund të thotë se ka me vete kryeqytetin e PS-së.

Rajmonda: Të them të vërtetën, i thashë unë: për të dashuruar si kryetar partie kam dashuruar Fatosin dhe Alqin që kam në shtëpi.”

Rama: Nuk e mbaja mend kështu. Dashurinë me shokun Fatos e ka pasur të shpallur, atë me burrin nuk ia ka mohuar njeri. Por unë s’kërkoja dashurinë e Rajmondës, por mbështetjen. Mbështetjen ma dha, tani ma dha edhe dashurinë, por të fshehur.”

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
batuta fier rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.