Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje,...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë,...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim...

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e...

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në...

Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për...

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/ Rama: Kur...

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis: Dy janë...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë kaluar 13 vjet, ishte në mesin e gjykimeve që kam bërë!

9 Qershor 22:24

Ish-kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, i ftuar këtë të martë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për Zvërnecin, ku emri i tij është lidhur ngushtë ditët e fundit pas nisjes së protestave.

Malaj tha se ai ka dhënë një vendim trashëgimie për Zvërnecin në vitin 2013, por është i bindur se nuk e ka shkelur kurrë ligjin dhe i ka qëndruar strikt.

I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse ka njohje personale me ndonjë nga trashëgimtarët e familjes për të cilën dha vendimin, Malaj e mohoi, duke thënë se ai ka qëndruar gjithmonë larg Vlorës, edhe pse ka familjen e tij që jeton atje dhe merret me biznes prej vitit 1990.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë dini ju për Zvërnecin?

Malaj: Problemi është politik. Për shkak të detyrës që kam pasur, jam etiketuar sikur isha i PD-së, jo i PS-së. Janë probleme që ndodhin rëndom në Shqipëri, me të njëjtat resurse. Problemi është që, me sa kuptova në këtë procedurë, unë kam punuar 30 vjet gjyqtar, dhe nga 350 vendime në vit janë shumë. Do më pyesni nëse kam dhënë një vendim në 2013 për Artur Shehun? Unë nuk e njoh fare, e kam parë vetëm në TV.

Borakaj: S’e keni takuar fare?

Malaj: Ua thashë, unë jam nga Fieri, vetëm gjimnazin kam bërë në Vlorë. Prindërit e mi kanë një biznes ndërtimi që nga viti 1990. Unë nga Vlora jam shkëputur në vitin 1989. Po pse më lidhin me Vlorën? Vetëm për çështje politike. Unë isha kryetar i Gjykatës së Apelit, nuk i hapa rrugë qeverisë së majtë. 30 vjet si gjyqtar mësova një gjë: të jem i drejtë me veten time, i pastër dhe i pavarur nga njerëzit. Këndvështrimi im si gjyqtar nuk ka qenë si ai i kolegëve të mi, ka qenë më përparimtar.

Borakaj: Çfarë do të thotë?

Malaj: Unë kam qenë shumë i sigurt në vendimmarrje, asnjëherë i dyshimtë.

Borakaj: Ju më thatë se keni marrë 350 vendime në një vit, janë shumë për t’u mbajtur mend të gjitha. Jeni bërë kurioz t’u riktheheni atyre vendimeve?

Malaj: Gazetaria investigative shkruan për një vendim të vitit 2013. Mund të kem bërë një gjyq për anëtarët e familjes Shehu. Kjo ka qenë forma që ka pasur Shqipëria; pronat ishin ato që ishin trashëgim nga e kaluara. Unë kam bërë një gjyq për trashëgimtarët Shehu; sot mund të jenë 250 trashëgimtarë. Nuk më ka interesuar fare ky proces. Nëse ka një gabim ai vendim, duhet lexuar vendimi. Por nuk i lejoj vetes time të interpretoj vendimin sot. Unë kam qenë shumë i rregullt në zbatimin e ligjit, nuk e kam shkelur asnjëherë. Po të kisha hapur rrugë, do isha si shokët e mi.

Posted Under:
Kryesoret Politike Uncategorized
Tagged:
MAlaj Vendimi Vizion Plus Zvernec

Nga e njëjta kategori

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje, për këtë rast do e jepja sërish sot

më shumë...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka Trump dhe Kushnerin gjatë një darke në Jug

më shumë...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë, as familja ime nuk kemi blerë prona

më shumë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:56

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime...

10:56

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën...

10:29

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS:...

10:24

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec,...

10:13

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i...

10:04

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si...

9:43

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të...

9:34

Pse gjithë ky interes nga mediet e...

9:23

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/...

9:13

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis:...

9:02

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por...

8:59

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama:...

8:51

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të...

8:38

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri:...

7:55

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

7:11

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara...

6:51

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

6:38

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

6:18

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i...

6:16

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin...

Më të klikuarat

  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip 3 një javë par...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.