Modelja Klevisa Gega është fermerja që është larguar përfundimisht nga gara, vetëm një javë para finales së madhe të 15 qershorit.
Klevisa ishte në televotim së bashku me 5 fermerët e tjerë, të cilët humbën sfidën që u organizua.
Në televotim nuk ishte Iliri që fitoi sfidën dhe Moza që u zgjodh finaliste e paë.
Qëndrimi i Klevisës ishte i shkurtër. Ajo u bë pjesë e fermës pak javë më parë, duke e ndërprerë rrugëtimin e saj këtu.





