E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Spanja e kërkonte për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

Një 22-vjeçar, i akuzuar në Spanjë për tentativë vrasjeje është arrestuar në Shëngjin.

Në kuadër të operacionit “Fast”, u vu në pranga shtetasi O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit O. P., në Spanjë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë