Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 May 2026
Vizion fokus

Salianji i përgjigjet Berishës dhe nxjerr të tjera dokumente:...

Trump: Edhe 9 vjet President. Kreu i Shtëpisë së...

“Rrezikon shumë katolikë”, Trump rindez mosmarrëveshjet me Papa Leon

Alarm në Kremlin/ Masa ekstreme sigurie për Vladimir Putinin,...

Suedia planifikon të formojë një agjenci të re spiunazhi

Hoxha: Integrimi, në rrugën e duhur. Ministri i Jashtëm...

Situatë kritike në Lindjen e Mesme, SHBA godet anijet...

Trump: Irani do të “fshihet nga faqja e dheut”...

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

Spanja sekuestron sasinë rekord të drogës në Atlantik

Dy eliminime nga Ferma VIP, rriten tensionet, debate të forta mes konkurrentëve

5 Maj 12:49

Mbrëmjen e djeshme në ekranin e Vizion Plus u transmetua nata e 12-të e spektaklit “Ferma VIP 3”, një tjetër prime që konfirmoi dinamikën e fortë të këtij formati, mes tensioneve, përplasjeve të drejtpërdrejta dhe dy eliminimeve që ndryshuan lojën.

Dona ishte fermerja e parë e cila u largua nga gara si më e votuara nga publiku për të dalë, pas nominimit që erdhi nga humbja e sfidës së të premtes. Një garë e fortë mes fermerëve kishte çuar në nominim disa prej emrave më aktivë të shtëpisë, duke rritur ndjeshëm tensionin gjatë gjithë javës.

Por kjo nuk ishte e vetmja dalje. Një situatë e papritur brenda natës çoi në hapjen e një televotimi emergjent mes Adionit dhe Mozës, pas një përplasjeje gjatë një loje.

Një sfidë që duhej të ishte argëtuese u kthye në konflikt, kur një veprim i Adionit u pasua nga reagimi i Mozës, duke agravuar situatën. Adioni deklaroi se ndihej i dhunuar, ndërsa produksioni vendosi t’ia lërë vendimin publikut. Në përfundim të televotimit, ishte Adioni ai që u largua nga gara, duke shënuar eliminimin e dytë të mbrëmjes.

Ndërkohë, debatet nuk u mbyllën aty. Një deklaratë e fortë e Mozës ndaj Olës dhe Gresës shkaktoi reagime të menjëhershme ku situata u përshkallëzua në debate të forta. Përplasja vijoi edhe në dhomën e ndenjes, ku vajzat u përballën me njëra-tjetrën dhe me opinionet e panelit.

Mes gjithë tensionit, prime solli edhe momente të forta emocionale. Sara Karaj, përjetoi një surprizë prekëse. Pas rrëfimit të historisë së saj të dashurisë, ajo u surprizua me një video të përditshmërisë së fëmijëve të saj, duke sjellë lot dhe emocione. Kulmi i këtij momenti ishte takimi me bashkëshortin, në një ambient simbolik që rikrijonte kujtimin e njohjes së tyre në shkollën “Fan Noli”.

E siç e do tradita e këtij formati, në mbrëmjen e 12 nuk munguan as sfidat. Një sfidë e parealizuar plotësisht bëri që fermerët të fitonin vetëm, 13% buxhet, çka duket se do të sjell të tjera vështirësi në fermë.

Ndërkohë një televotim është hapur për të premten ku publiku ka në dorë se cilin prej fermerëve mes Dj Bujakës, Fabiolës, Gresës, Ilirit, Indrit, Mozës, Romirit dhe Sonit do të duhet të shpëtojë.

Nata e 12-të e “Ferma VIP 3” u mbyll kështu me dy eliminime, tensione të hapura dhe emocione të forta, duke lënë pas një javë që pritet të ndikojë ndjeshëm në strategjitë dhe marrëdhëniet mes fermerëve në vijim.

Posted Under:
Ferma Vip 3 Gossip Kryesoret
Tagged:
adi dona Ferma VIP moza Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

PE miraton raportin për Shqipërinë, vlerësohen reformat kyce, kërkohet vijimi i punës me “Zgjedhoren”

më shumë...

Burg shoferit që vrau dy fëmijë, Nikoll Radaçi shfaqet kokëulur në Gjykatën e Durrësit

më shumë...

Met Gala 2026 me “Moda është art”, tapeti i kuq si një galeri arti (FOTO)

më shumë...

Përplasi për vdekje dy fëmijët në Durrës, del para Gjykatës Nikoll Radaçi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:14

Është sezoni i nespullave, fruti i artë...

3:09

Ka 3 momente në jetë kur truri...

2:45

Salianji i përgjigjet Berishës dhe nxjerr të...

2:38

Fluks nga alergjitë e stinës, mjekët: 50...

2:28

Kanceri i pankreasit, ky ilaç mund të...

2:24

Trump: Edhe 9 vjet President. Kreu i...

2:20

6 metodat stërgjyshore më të mira të...

2:18

“Rrezikon shumë katolikë”, Trump rindez mosmarrëveshjet me...

2:07

Alarm në Kremlin/ Masa ekstreme sigurie për...

1:49

Tiranë/ Përshatën lokalet për lojëra fati, arrestohet...

1:30

Ka 3 momente në jetë kur truri...

1:28

5 Maj, nderohen vepra dhe kujtimi i...

1:06

Suedia planifikon të formojë një agjenci të...

12:49

Dy eliminime nga Ferma VIP, rriten tensionet,...

12:23

Hoxha: Integrimi, në rrugën e duhur. Ministri...

12:01

PE miraton raportin për Shqipërinë, vlerësohen reformat...

11:45

AMP nis hetimet, dyshime për shpërdorim detyre...

11:36

Burg shoferit që vrau dy fëmijë, Nikoll...

11:36

Met Gala 2026 me “Moda është art”,...

11:18

Situatë kritike në Lindjen e Mesme, SHBA...

Më të klikuarat

  • Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çf...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri: Ndihem 1 milion...
  • Bëhuni gati për kthesën e papritur! Horoskopi javor nga Meri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.