E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëton RENEA-s, policia gjen pistoletë në banesën e tij

Policia e Tiranës dhe forcat  RENEA kanë zhvilluar një tjetër operacion në fshatin Zallë të Fushë Krujës, për të arrestuar Ylli Zallin, i shpallur në kërkim prej muajsh për arsenal armësh.

Edhe këtë herë Zalli i ka shpëtuar arrestimit, pasi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pavarësisht informacioneve të marra për vendndodhjen e tij.

Reklamë

Nga kontrolli sërish policia ka gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se i përket atij.

Në kërkim policor ka qenë i shpallur vëllai i tij për llogari të Policisë së Lezhës, por burime bëjnë me dije se më vonë është lënë i lirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë