Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të merret vetëm...

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari që u...

I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli...

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër tregtare u...

Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të pavarur nga...

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima...

Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë nartotike të...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, përplasen dy makina, 3 persona...

“Vrasje e mbetur në tentativë”, qëlloi me armë zjarri...

E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një sherri për motive xhelozie, e moshuara përfundon në spital

23 Qershor 13:12

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në fshatin Karkavec, në Njësinë Administrative Qukës të bashkisë së Prrenjasit, ku një 69-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, autori, i cili ndodhej në gjendje të dehur, fillimisht ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, Minushe Danga. Më pas, ai i ka marrë me forcë telefonin celular dhe, në kulmin e konfliktit, dyshohet se e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën.

Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i ngjarjes mund të kenë qenë motive xhelozie, megjithatë rrethanat e plota po hetohen nga organet ligjzbatuese.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në banesën e çiftit të moshuar, të cilët jetonin vetëm, pasi djali i tyre ndodhet emigrant në Greqi. Sipas të dhënave të para, dhuna në familje kishte qenë e vazhdueshme prej kohësh dhe viktima kishte qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje gjatë tre muajve të fundit.

Menjëherë pas ngjarjes, 67-vjeçarja është transportuar mbrëmë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku pasi mori ndihmën e nevojshme mjekësore u transportua për në repartin  e djegieve në Tiranë. Paraprakisht, burime spitalore bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë duke arrestuar autorin e dyshuar pas denoncimit të fqinjëve, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, që ka tronditur banorët e zonës. Autoritetet pritet të përcaktojnë edhe veprat penale që do t’i ngarkohen 69-vjeçarit pas përfundimit të hetimeve paraprake.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
prrenjas

Nga e njëjta kategori

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të merret vetëm me shqetësimet e paraqitura nga tubuesit

më shumë...

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari që u gjet në banesën e tij, çfarë gjeti policia në banesë

më shumë...

I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëton RENEA-s, policia gjen pistoletë në banesën e tij

më shumë...

Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë nartotike të mbjella në zonat e thella

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:26

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të...

2:15

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit...

2:10

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari...

1:52

I shpallur në kërkim për arsenal armësh,...

1:44

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër...

1:43

Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të...

1:31

Pse bebeve nuk duhet t’u jepet mjaltë...

1:24

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë:...

1:12

E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë...

1:05

Shqipëria në sytë e Eugène Pittard, çelet...

12:53

Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë...

12:45

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, përplasen dy makina,...

12:20

“Vrasje e mbetur në tentativë”, qëlloi me...

12:16

Mos i hidhni lëkurat e patates, bëjnë...

12:12

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin...

11:58

Rreziku nga insektet e zvarranikët, mjekët: Në...

11:53

SHBA: Progres në bisedimet me Iranin! Trump:...

11:37

Vala e të nxehtit godet Europën, humbin...

11:28

“Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr...

10:58

Kriza familjare! David dhe Victoria Beckham i...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • “Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.