E enjte, 15 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

Ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Rama me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Takimi, i cili zgjati më shumë se një orë, u përqendrua kryesisht te çështja e protestave, të cilat kryeministri i ka cilësuar si pjesë e një “lufte digjitale”.

Reklamë

Gjatë mbledhjes, Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më pranë qytetarëve dhe të njihen nga afër me problematikat reale të tyre, veçanërisht ato që lidhen me infrastrukturën dhe shërbimet publike.

Kreu i qeverisë ka theksuar gjithashtu rëndësinë e funksionimit të zyrave të deputetëve, duke kërkuar që ato të jenë gjithmonë të hapura për qytetarët, në mënyrë që këta të fundit të kenë mundësi të paraqesin shqetësimet dhe kërkesat e tyre.

Reklamë

Një tjetër porosi e dhënë gjatë takimit ka qenë intensifikimi i kontakteve me qytetarët në terren. Rama ka kërkuar nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste që të shtojnë takimet dhe angazhimin në komunitete, me qëllim evidentimin dhe adresimin e problematikave të përditshme të qytetarëve.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë