Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 June 2026
Vizion fokus

Rubio nis turin në Lindjen e Mesme, SHBA përpiqet...

“Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në...

“Nuk jam vrasës, mbrojta veten”, lihet në burg 25-vjeçari...

“Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëve: Lënë detyrën dhe...

“Fije plastike merimangash”, Rama prezanton planin për sistemimin e...

Mbahet gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati...

Kabllot ajrore drejt zhdukjes, ministri Demo prezanton planin për...

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin...

Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e...

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e...

Mbahet gjyqi në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati për ish-presidentin: Ishte një deputet që vinte vërdallë, jo zyrtar i lartë

24 Qershor 10:29

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Të dy janë të pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa avokati i Kryemadhit, Redi Llanaj, nuk është lejuar të marrë pjesë në seancë pasi refuzoi kontrollin dhe skanimin e sendeve të tij personale sipas procedurave të sigurisë së gjykatës.

Përfaqësimin ligjor të Monika Kryemadhit në këtë seancë e ka marrë avokatja Esmeralda Rama.

Gjatë seancës, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, kundërshtoi akuzat e ngritura nga SPAK dhe kërkoi shpalljen të papërdorshme të një sërë provash që, sipas tij, janë administruar në kundërshtim me ligjin.

Cakrani argumentoi se kallëzimi fillestar penal nuk kishte në fokus Ilir Metën, por ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kabinetin e tij lidhur me çështjen CEZ-DIA. Sipas tij, emri i Metës është përfshirë më vonë në mënyrë të pajustifikuar dhe me motive politike.

“Në 2009, kur është shkruar mesazhi që pretendon akuza “Deri nesër më duhen 200 mijë”, nuk ekziston në dosje, dhe asokohe Meta nuk ishte funksionar publik, ishte deputet opozitar. Ku është subjekti i posaçëm që akuzohet për korrupsion pasiv? Z. Meta ishte një deputet i thjeshtë që vinte vërdallë aty… si këta sot. Nuk ishte ministër apo zyrtar i lartë. CEZ DIA është një statistikë, një episod për të dënuar Z. Meta. Dhe këto janë përpiluar në akuzë.”

Avokati kërkoi përjashtimin nga dosja të disa provave, mes tyre videot e intervistave të realizuara me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt dhe ish-drejtues të kompanisë DIA, një mesazh SMS të vitit 2009, video-përgjimin e ish-ministrit Dritan Prifti, si dhe vendime arbitrazhi që lidhen me çështjen.

Sipas mbrojtjes, këto materiale janë siguruar pa vendim gjykate dhe nga persona privatë, duke i bërë ato të papranueshme si prova në proces.

Lidhur me SMS-në e vitit 2009, Cakrani pretendoi se në kohën kur është realizuar komunikimi i pretenduar, Ilir Meta ishte deputet dhe gëzonte imunitet parlamentar, çka sipas tij e bën të paligjshme marrjen dhe përdorimin e kësaj prove.

Po ashtu, ai kundërshtoi vlefshmërinë e video-përgjimit të Dritan Priftit, duke argumentuar se deklarimet e tij nuk mund të verifikohen apo ballafaqohen më, për shkak se ai ka ndërruar jetë.

Në përfundim, mbrojtja kërkoi që të mos merren në konsideratë as dëshmia e shtetasit Heisek dhe as materialet e tjera të kontestuara, duke insistuar në përjashtimin e tyre nga fashikulli gjyqësor.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
GJKKO Gjyq meta kryemadhi

Nga e njëjta kategori

Rubio nis turin në Lindjen e Mesme, SHBA përpiqet të qetësojë aleatët pas marrëveshjes me Iranin

më shumë...

“Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në seancë mes Kryemadhit dhe Metës, ish-deputetja: Nuk e duroj dot më, dhe babai im të çohet nga varri

më shumë...

“Nuk jam vrasës, mbrojta veten”, lihet në burg 25-vjeçari që goditi për vdekje fqinjin në Durrës: Më vjen keq…

më shumë...

Operacion në malësinë e Krujës, asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në rreth 100 parcela

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:55

Rubio nis turin në Lindjen e Mesme,...

11:23

“Mos u merr me llafe grash”, plas...

11:02

“Nuk jam vrasës, mbrojta veten”, lihet në...

10:58

Operacion në malësinë e Krujës, asgjësohen 5...

10:43

“Janë bërë problem”, Rama kritika kryebashkiakëve: Lënë...

10:33

“Fije plastike merimangash”, Rama prezanton planin për...

10:29

Mbahet gjyqi në GJKKO për Metën dhe...

10:15

Kabllot ajrore drejt zhdukjes, ministri Demo prezanton...

9:58

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës...

9:57

Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat,...

9:50

“Do përballej me gjithë botën për mua”,...

9:40

Vijojnë tensionet në kantierin e Aeroportit të...

9:37

Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë...

8:46

Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në...

8:39

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama...

8:29

Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një...

8:15

“Shmangni vendimet e nxituara”, parashikimi i yjeve...

10:28

Nga roli i gjyshërve në familje te...

10:19

Është mirë një nënë që t’i thotë...

9:52

Si të shmangim fëmijët nga telefoni? Zahaj:...

Më të klikuarat

  • “Mos u merr me llafe grash”, plas sherri në sean...
  • Krim horror në Holandë, 15-vjeçarja vrau me thikë prindërit...
  • Fundi i qershorit sjell rikthime nga e kaluara, katër shenja...
  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.