E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Është mirë një nënë që t’i thotë fëmijëve shpesh ‘të dua’? Zahaj: Ja çfarë i lë gjurmë në kujtesën emocionale!

Psikologu klinik Skerdi Zahaj në emisionin  QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj, foli për rëndësinë e shprehjes së dashurisë ndaj fëmijëve dhe ndikimin që ajo ka në kujtesën e tyre emocionale.

I pyetur nëse është e këshillueshme që një nënë t’i thotë shpesh fëmijës “të dua”, Zahaj u shpreh se kjo nuk është diçka e gabuar, por vlera e saj është më e madhe kur fëmija ka nevojë reale për ta dëgjuar.

Reklamë

Sipas psikologut, dashuria e shprehur në momentet kur fëmija ndihet i pasigurt, i mërzitur apo ka nevojë për mbështetje emocionale, krijon kujtime më të forta dhe ndikon pozitivisht në zhvillimin e tij emocional.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: A është mirë që një nënë t’i thotë fëmijës shumë herë “të dua”?

Zahaj: Është mirë kur fëmija ka nevojë ta dëgjojë dhe jo thjesht kur nëna ka nevojë ta thotë.

Borakaj: Unë, për shembull, u them fëmijëve pa ndalim “të dua” sepse dua që ata ta kenë këtë fjalë të zakonshme dhe të jetojnë me të.

Zahaj: Nuk ka asgjë të keqe në parim, por kjo shprehje ka më shumë vlerë kur fëmija ka nevojë të marrë dashuri dhe ti t’i konfirmosh që e do pavarësisht veprimeve të tij. Ky lloj konfirmimi në momente nevoje lë një gjurmë më të fortë në kujtesën emocionale sesa përsëritja e vazhdueshme, e cila mund të bëjë që fëmija thjesht të përgjigjet: “e di që më do”.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë