“Viti 2018 është një nga vitet ku është kultivuar më pak kanabis”. Kështu deklaroi drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në aktivitetin “Për një Shqipëri pa kanabis”.
Sipas Veliut, gjatë vitit 2018, Policia e Shtetit, angazhoi 19.862 grupe kontrolli dhe zhvilloi 415.506 orë shërbimi me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit.
“Për vitin 2018 u morën dhe u trajtuan, 2517 informacione policore për kultivim të bimëve narkotike. U çelën 40 procedime policore për persona të dyshuar me tendencën e Kultivim të bimëve narkotike. Gjithashtu u çelën 40 procedime proaktive me metoda speciale të hetimit për Kultivim të bimëve narkotike dhe u realizuan 24 prej tyre ose 16 procedime me shumë se një vit më parë dhe 19 procedime të realizuara me shumë. I kemi kushtuar vëmendje të vecantë bashkëpunimit me partnerët, duke e parë fenomenin e kanabisit si një shqetësim real rajonal dhe ndërkombëtar.”
Bashkëpunimi me Guarida Di Finanza-n ishte një tjetër pikë që sipas Veliut, solli parandalimin e kultivimit të kanabisit në vend.
“Në vitin 2018, e filluam bashkëpunimin shumë herët, për këtë skuadra e Guardia di Finanza filloi fluturimet ajrore të monitorimit prej datës 5 Prill 2018. U kryhen 40% më shumë fluturime se vitin e kaluar. Janë kryer gjithsej 69 misione fluturime monitorime ajrore me 187 orë e 42 minuta fluturimi, ose 43h 26’ më shumë se në vitin 2017. Në total për vitin 2018, nga Monitorimet Ajrore, janë identifikuar 675 bimë narkotike canabis sativa ose 4.642 bimë më pak se në vitin 2017.”
Duke u ndalur tek rezultatet e arritura përgjatë vitit 2018 Veliu tha se nga policia u evidentuan 263 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike, ku ishin implikuar 220 shtetas.
Sipas Veliut një shifër më e vogël krahasuar me vitin 2017.
“Gjatë periudhës referuese në bazë të statistikave të kolegëve italianë, kemi një rënje të trafikimit drejt tyre me 81%.”





