Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Greqi/ Zjarri masiv përfshin Halkidikin, evakuohen banorët dhe turistët...

Shpërthim masiv në një fabrikë municionesh pranë Romës

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis konsultimet me...

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit, humb jetën...

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro,...

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH: Ndikim në...

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i dha fund...

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë, zhvlerësimi i...

Cili ishte roli i Rusisë në krizën me emigrantët...

Zelensky kërkon 10% të raketave Patriot amerikane për Ukrainën

Trump takon Zelenskyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, në fokus Ukraina dhe Irani

29 Korrik 08:42

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zhvilloi takime të ndara në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Sipas Shtëpisë së Bardhë, të dyja takimet ishin “pozitive dhe produktive”.

Zelensky mbërriti në Uashington me synimin për të siguruar mbështetje shtesë amerikane për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Pas takimit, ai deklaroi se Trump kishte rënë dakord t’i japë Ukrainës licenca për prodhimin vendas të raketave interceptuese Patriot, duke hapur rrugën për bashkëprodhim me kompani amerikane të industrisë së mbrojtjes. Deri më tani, Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar zyrtarisht këtë marrëveshje.

Presidenti ukrainas u takua gjithashtu me një grup senatorësh amerikanë nga të dyja partitë, pak para se Senati të miratonte me shumicë dërrmuese sanksione ndaj blerësve të naftës dhe gazit rus. Zelensky e cilësoi këtë vendim si një sinjal të fortë mbështetjeje për Ukrainën dhe Evropën.

Sistemet Patriot konsiderohen ndër mjetet më efektive të mbrojtjes kundër raketave balistike, ndërsa Ukraina ka kërkuar prej kohësh shtimin e numrit të tyre për të përballuar sulmet në rritje të Rusisë.

Më vonë gjatë ditës, Trump priti në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë vënë në provë për shkak të qëndrimeve të ndryshme lidhur me Iranin.

Pas takimit, Trump e cilësoi bisedën si “shumë të mirë”, ndërsa Netanyahu deklaroi se të dy liderët ndajnë të njëjtin objektiv strategjik për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore. Ai e përshkroi takimin si “një nga bisedat më të mira” që ka zhvilluar ndonjëherë me një president amerikan.

Pak pas largimit të Netanyahut nga Shtëpia e Bardhë, ushtria amerikane njoftoi se kishte neutralizuar një sulm me raketa të ndërmarrë nga Irani ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, SHBA-ja dhe Arabia Saudite kryen sulme ndaj grupeve të mbështetura nga Irani në Irakun lindor, të cilat, sipas Uashingtonit, kishin lëshuar dronë kundër infrastrukturës energjetike saudite. Deri në këto momente, Teherani nuk ka reaguar lidhur me këto zhvillime.

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
SHBA trump Zelensky

Nga e njëjta kategori

Greqi/ Zjarri masiv përfshin Halkidikin, evakuohen banorët dhe turistët në Siviri

më shumë...

Shpërthim masiv në një fabrikë municionesh pranë Romës

më shumë...

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit, humb jetën një person, plagosen disa të tjerë

më shumë...

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8 milionë euro, në bord ndodheshin 14 persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:41

Greqi/ Zjarri masiv përfshin Halkidikin, evakuohen banorët...

5:36

Arrestohet një person i dyshuar për spiunazh...

5:31

Sezoni turistik në Shqipëri, dyndje turistësh! Trafik...

5:25

Shpërthim masiv në një fabrikë municionesh pranë...

5:21

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të...

5:16

Çfarë karakteristikash kanë fëmijët sipas shenjave të...

4:43

Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit nis...

4:41

Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit,...

4:32

E premtja sjell “frymëmarrje”, ulen lehtë temperaturat

4:27

IdentiTek lehtëson shërbimin për qytetarët

4:15

Fundoset në Sardenjë jahti luksoz mbi 8...

3:13

Fluks pacientësh në Pediatri, mjekët: Dominojnë infeksionet...

2:56

“Pasiguria nga inflacioni deri në 2027”, BSH:...

2:53

Çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit, i...

2:47

Euro vijon rënien, zbret në 92 lekë,...

2:20

Rritet fluksi i pushuesve në Pogradec, kontrolle...

2:19

Cili ishte roli i Rusisë në krizën...

2:17

Zjarr në Elbasan, digjet një sipërfaqe e...

2:13

Zbardhet konflikti me armë në Tiranë, policia...

2:03

Arrestohet 21-vjeçari i armatosur në Elbasan, sekuestrohet...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.