E diel, 29 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 33 minuta më parë
Sport

Shaqiri shpërthen ndaj trajnerit serb pas lënies në stol: Nuk vij në stërvitje për të qëndruar në pankinë

Xherdan Shaqiri ka shprehur hapur pakënaqësinë për minutat e pakta në dispozicion te Baseli, pasi u la në stol në përballjen ndaj Grasshoppersit.

Kapiteni i skuadrës zvicerane u aktivizua vetëm në minutën e 61-të, por iu deshën vetëm tre minuta për të lënë gjurmën e tij, duke realizuar golin që i dha përkohësisht avantazhin Baselit.

Megjithatë, festa nuk zgjati shumë, pasi Grasshoppersi arriti të përmbyste rezultatin dhe të fitonte 2-1, me golin vendimtar të Nikolas Mucit në minutën e 93-të.

Pas përfundimit të takimit, Shaqiri nuk i fshehu emocionet dhe pakënaqësinë për faktin që nuk po e nis ndeshjen si titullar.

Reklamë

“Sigurisht që nuk jam i kënaqur kur nuk luaj. Për aq kohë sa jam te Baseli, dua të luaj në çdo ndeshje. Nuk vij në stërvitje për të qëndruar në stol”, u shpreh 35-vjeçari për televizionin zviceran SRF.

Ndërkohë, situata sportive te Baseli nuk është aspak pozitive. Skuadra ka grumbulluar vetëm dy pikë në gjashtë ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit serb Slavisa Jokanovic.

Baseli renditet aktualisht në vendin e tetë të klasifikimit, me 15 pikë pas 15 javësh kampionat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.