E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Adnan Xholi hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, dorëzon i pari kandidaturën në KLP

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi, është i pari që ka depozituar zyrtarisht kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Xholi ka paraqitur dokumentacionin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke u bërë kandidati i parë në garën për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Reklamë

Xholi ka qenë më herët kandidat në dy gara për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa ka drejtuar edhe Seksionin Kundër Krimit të Organizuar në SPAK.

Afati për dorëzimin e kandidaturave nga prokurorët që synojnë postin e kryeprokurorit përfundon më 1 gusht, në orën 00:00. Deri në këtë datë pritet që të paraqiten edhe kandidatura të tjera.

Pas mbylljes së aplikimeve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të verifikojë përmbushjen e kritereve ligjore nga kandidatët. Procesi i vlerësimit duhet të përfundojë deri më 14 gusht, pas së cilës KLP do t’i dërgojë Kuvendit listën me tre kandidatë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Vendimin për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Përgjithshme do ta marrë Kuvendi i Shqipërisë. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm është 7-vjeçar dhe nuk mund të përsëritet.

Mandati i kreut aktual të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, përfundon në muajin dhjetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë