E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

City dhe Inter ndahen në barazim, PSG fiton në frymën e fundit, rezultatet e ndeshjeve të Champions League

Mbrëmjen e djeshme janë luajtur katër ndeshjet e radhës në raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Dueli më i spikatur i mbrëmjes, ai mes Manchester Cityt dhe Interit, ka përfunduar me barazim 0-0.

PSG arriti fitore 1-0 si në shtëpi ndaj Gironës, teksa Borussia Dortmund fitoi në udhëtim 0-3 ndaj Club Brugge.

Reklamë

Sparta Praga, skuadra e futbollisteve shqiptar, Albion Rrahmanit, Ermal Krasniqit, Qazim Laçit e Indrit Tuçit, ka mposhtur 3-0 skuadrën e Salzburgut.

Fitore bindëse ka shënuar skuadra skoceze Celtik, pasi e mposhti Slovan Bratislavën, me rezultat 5-1.

Ndërsa ndeshja mes Bolognas dhe Shakhtar Donetsk, ka përfunduar me barazim 0-0. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë