Subscribe

Shqipëria do të jetë për dy javë me radhë në qendër të vëmendjes për të apasionuarit e snookerit, një lojë e përafërt me bilardon tradicionale. Federata shqiptare e snokkerit po organizon në bregdetin e Golemit kampionatin botëror të snokerit, ku marrin pjesë mbi 300 sportistë në tre kategori të ndryshme, për të rinjtë deri në 19 vjeç për femra dhe në kategorinë e lojtarëve të vjetër.

“Jemi vërtet krenar për numrin e lartë të lojtarëve pjesëmarrës në këtë botëror, të cilët vijnë nga 38 shtete të ndryshme. Garohet në tre kategori. 120 lojtarë janë tek të rinjtë, 211 tek lojtarët e vjetër dhe 24 në kategorinë e femrave. Jam i lumtur që jemi në Shqipëri për ta shtyrë edhe më shumë zhvillimin snukerit në vendin tuaj. Zgjodhëm Shqipërinë, sepse kemi eksperienca  të mira bashkëpunimi me federatën shqiptare të snokerit. Organizimi duket që është shumë i mirë”, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës Botërore të Snooker-it Maxime Cossis.

Pretendimet më të mëdha të Shqipërisë në këtë botëror janë tek të rinjtë, ku synohet titulli kampion bote përmes të talentuarit Kledio Kaçi.

Ky aktivitet i rëndësishëm që sjell në vendin tonë emra të shquar të snokerit ka nisur në 29 janar dhe përfundon në 11 shkurt./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *