Një incident me pasojë shkatrrimin e dy tankeve ruse u regjistrua gjatë një stërvitjeje të madhe ushtarake.
Tanket u shkatërruan pasi ranë nga një avion që po fluturonte në një lartësi prej 1500 metrash. Shkak u bë mos hapja e parashutave gjatë kohës që ata u lëshuan për t’u ulur në tokë, transmeton Vizion Plus.
Në lidhje me incidentin reagoi vetë ministria e Mbrojtjes ruse e cila njoftoi se brenda tankeve nuk kishte personel ushtarak dhe asnjë person nuk ishte lënduar në tokë.
Incidenti ndodhi gjatë stërvitjes së përbashkët ushtarake mes tetë shteteve të Azisë, mes tyre edhe Rusia, Kina dhe India.
Presidenti rus Vladimir Putin ishte I pranishmë gjatë incidentit pasi po ndiqte nga afër stërvitjen.








