Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka pranuar të regjistrojë çështjen që Cardiff City ka ngritur kundër Nantës në lidhje me pagesën prej 6 milionë eurosh që Komiteti i Statutit të Lojtarit në FIFA i ka urdhëruar skuadrës uellsiane për të paguar në arkat e klubit francez.

 

KAS njofton se do të japë një vendim përpara qershorit të vitit të ardhshëm.

 

Dy ekipet janë në betejë ligjore pasi kishin rënë dakord për shitjen e lojtarit nga klubi francez tek ai uellsian për shifrën e 19 milionë eurove, por fatkeqësisht argjentinasi nuk mundi kurrë të luante për skuadrën e tij të re pasi u rrëzua me avion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *