Në ambientet e Banka e Shqipërisë u nënshkrua partneriteti i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe Edi Rama, i cili vlerësoi rëndësinë e mbështetjes financiare për bizneset e vogla dhe të mesme në vend.
Gjatë fjalës së tij nuk munguan as batutat. Rama iu drejtua Seyhan Pencabligil, Zëvendëskryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave me humor, duke vlerësuar shqipen e tij.
“Nuk mund ta mbyll pa i bërë një kompliment vëllait tonë turk për shqipen e tij përfundimisht të kolauduar, me minimum risku. Sot kuptova që mund të konsiderohesh i gatshëm për të marrë pasaportën shqiptare me ceremoni, duke të dhënë edhe një certifikatë mirënjohje që ke përsosur shqipen. Por te aritmetika je më para me turqishten se je i rrahur me vaj e me uthull në tregëti”, tha Rama.
/vizionplus.tv





