Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 May 2026
Vizion fokus

Rruga që kushton 200 milionë euro për kilometër, projekti...

“Marrëveshja me Italinë në fuqi”, Rama: Citimet e shkurtuara...

Guvernatori Sejko: Rritja e kreditimit për bizneset e vogla...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Program serioz i qeverisë për...

“Ndrangheta” në krizë pas sekuestrimeve të kokainës, zbardhen përgjimet...

E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për...

Trump thotë se SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmën...

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në...

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis gjendet i...

Ish-shefi i stafit të Zelensky i dyshuar për korrupsion

“Marrëveshja me Italinë në fuqi”, Rama: Citimet e shkurtuara nga media ishin mjaftueshëm çorientuese

13 Maj 11:40

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja me Italinë për emigrantët do të vijojë për sa kohë që fqinjët përtej Adriatikut do ta kërkojnë. Një ditë pas reagimit në platformën X për mediat italiane, ku u shpreh se deklaratat e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha janë nxjerrë jashtë kontekstit, këtë të mërkurë Rama theksoi se citimet e shkurtuara sollën konfuzion.

“Tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet. Në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”, tha Rama.

Debati nisi pas një interviste të ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, për Euracativ, ku ai citohej të kishte thënë se marrëveshja me Italinë nuk do të zgjatej përtej mandatit 5 vjeçar sepse deri atëherë, Shqipëria do jetë vend anëtar i BE-së.

Kjo solli një valë reagimesh. Vetë ministri e më pas edhe kryeministri deklaruan se fjalët ishin nxjerrë jashtë kontekstit nga mediat italiane. Madje Rama, nënvizoi se marrëveshja për kampin në Gjadër, do të zgjasë për sa kohë që e dëshiron Roma zyrtare. Ky postim i tij u shpërnda edhe nga Kryeministrja italine Georgia Meloni, e cila falenderoi homologun shqiptar.

Ndërkohë, reagimi i kësaj të mërkure, erdhi pasi Euracativ publikoi fjalën e plotë të kryediplomatit shqiptar, ku thuhej: Po ju them se pas pesë vitesh, sapo Shqipëria të anëtarësohet, kjo nuk është më ekstraterritoriale. Është territor i Bashkimit Evropian. Së pari, është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt nëse do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse ne do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, u nënshkrua mes kryeministrit Rama dhe Melonit në vitin 2023.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
emigrantë meloni rama

Nga e njëjta kategori

U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, mjeku Nikolla Nunka përfundon në spital, shfaqi probleme me zemrën

më shumë...

“Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, ekspozita në Durrës sjell fotografi të rralla nga akademiku zvicerian

më shumë...

A po përjetojmë epidemi kokaine në Shqipëri? Mjekia këshillon prindërit: Si të kuptoni nëse fëmijët tuaj konsumojnë lëndë narkotike

më shumë...

Dëmtohen qershitë në Mallakastër, fermerët: Prodhim i dobët për shkak të kushteve atmosferike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:29

U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares,...

12:19

“Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, ekspozita në...

12:06

A po përjetojmë epidemi kokaine në Shqipëri?...

12:04

Dëmtohen qershitë në Mallakastër, fermerët: Prodhim i...

11:53

Rruga që kushton 200 milionë euro për...

11:40

“Marrëveshja me Italinë në fuqi”, Rama: Citimet...

11:20

Goditet me thikë 42-vjeçari në Sarandë

10:44

Guvernatori Sejko: Rritja e kreditimit për bizneset...

10:40

Rama batuta me zëvendëskryetarin turk të shoqatës...

10:33

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Program serioz i...

10:17

Adoleshenti në Durrës përplas 28-vjeçarin me motor,...

10:07

E papritur në Ferma VIP/ Mimoza Ahmeti...

10:04

“Ndrangheta” në krizë pas sekuestrimeve të kokainës,...

9:57

E pazakontë/ Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori...

9:30

Tre katet e fundit të ndërtuara pa...

9:28

Vihet në funksion Akseleratori i 3-të, ministrja...

8:39

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë,...

8:27

Trump thotë se SHBA-ja nuk ka nevojë...

8:12

“Shmang xhelozinë”, parashikimi i yjeve për secilën...

10:50

Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije...

Më të klikuarat

  • Këto shenja Horoskopi do të kenë fillime të reja pas pak dit...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 34-vjeçari
  • Denoncoi mjekun për ngacmim seksual, dëshmia e 21-vjeçares p...
  • “Bullizohet për peshën e saj”, bashkëshorti i Sa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.