Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 July 2026
Vizion fokus

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të kombinojnë forcat...

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe...

Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

“Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç: Deklarata e...

Mbyllet dita e 46-të e protestës, nis marshimi në...

Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për...

Nga kandidatët për nënkryetarë, deri tek sekretarët, del lista...

Kontrolli ndaj Ngushticës së Hormuzit, SHBA përfundon valën e...

Shtyhet mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

“Dëgjova të shtëna dhe u fsheha poshtë makinës”, dëshmitar i atentatit ndaj Kujtim Metës, Kajdo: Thërriste “Ndihmë”, e çuam në spital bashkë me vëllanë

13 Maj 13:40

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vijuar procesi ndaj Artan Tafanit, ku në seancën e sotme është dëgjuar dëshmia e një dëshmitari okular lidhur me atentatin ndaj Kujtim Metës, ngjarje e ndodhur më 20 prill 2022 në Lushnjë.

Dëshmitari Juxhin Kajdo ka deklaruar se në momentin e atentatit ndodhej në një lokal së bashku me vëllain e tij. Sipas dëshmisë, ai është fshehur poshtë një makine gjatë të shtënave, ndërsa më pas ka dëgjuar thirrje për ndihmë.

Ai ka treguar se e njeh Metën si banor të lagjes “18 Nëntori” në Lushnjë dhe se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së stacionit të trenit, në një lokal ku frekuentuesit ishin kryesisht taksistë dhe punëtorë të zonës. Sipas tij, Meta është ulur në një tavolinë jo shumë larg tyre dhe pak minuta më pas ka ndodhur sulmi.

Për atentatin, autorësinë e ka marrë Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë, i cili sipas dëshmisë së tij ka deklaruar se urdhrin e ka marrë nga Laert Haxhiu.

Dëshmia e Juxhin Kajdo

Kujtim Metën e njoh, është komshi, banor i lagjes “18 Nëntori” në Lushnje.

Atë ditë që ka ndodhur atentati ndaj Kujtimit isha në një lokal me vëllain. U fsheha poshtë makinës, ndërsa vëllai iku me vrap dhe u fsheh pas makinës. Më pas dëgjuam: ‘Ndihmë, ndihmë’.

Ka ndodhur para 2-3 vitesh, vitin fiks nuk e mbaj mend. Lokali ndodhej te stacioni i trenit në Lushnje. Pija kafen e mëngjesit aty dhe edhe pasdite. Kur ndodhi ngjarja ishte pasdite.

Lokali ndodhet te rrethrrotullimi, trotuari është rreth 3 metra e gjysmë dhe më pas ndodhet lokali. Shtator ose tetor sikur ka qenë. Kemi qenë ulur brenda. Nuk njoha askënd, pashë dikë me maskë dhe syze.

Në lokal ishin traktoristët, taksixhinjtë, pronari i lokalit, ndërsa të tjerët ishin ulur jashtë.

Ne ishim aty përpara dhe pas 10-15 minutash erdhi Kujtimi.

U ul vetëm, rreth dy tavolina më larg, afërsisht 2 metra e gjysmë larg nesh.

Unë kam qenë ulur në anën e djathtë të derës, ndërsa Kujtimin e kisha përballë. I thamë thjesht: ‘Ç’kemi’. U përshëndetëm.

E përjetuam shumë keq. Vëllai ka pasur trauma pas ngjarjes.

Pasi dëgjuam ‘Ndihmë’, e morëm bashkë me vëllain dhe pronarin e lokalit dhe e dërguam në spital.

Dorian Shurdhin e njoh, është banor i lagjes. Nuk jeton më. Artan Tafanin nuk e njoh.”

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
artan tafani kujtim meta

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 46-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekretar të Përgjithshëm, ke shkelur statutin

më shumë...

Nga kandidatët për nënkryetarë, deri tek sekretarët, del lista e plotë e emrave që do votohen në Këshillin Kombëtar të PD

më shumë...

Shtyhet mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:10

BE dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje, do të...

9:05

Rritet numri i viktimave nga lufta në...

8:41

Begaj: Shqipëria riafirmon mbështetjen e palëkundur për...

8:23

Shqipëria hap ambasadën e saj në Dublin

8:18

“Do bëja spastrim etnik në Kosovë”, Vuçiç:...

8:00

Mbyllet dita e 46-të e protestës, nis...

7:45

Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh...

7:09

Nga kandidatët për nënkryetarë, deri tek sekretarët,...

6:40

Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të...

6:07

Kontrolli ndaj Ngushticës së Hormuzit, SHBA përfundon...

6:06

Mbani ndezur një dritë gjumi në dhomën...

5:54

Shtyhet mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

5:40

Temperatura të larta në Holandë, mbi 900...

5:24

Deklarata e ministrit të Jashtëm të Polonisë:...

5:06

S’ka konsensus tek “Territorialja”, PD kërkon zgjatjen...

4:55

Zelensky: Së shpejti do të prodhojmë raketat...

4:29

Kryeministri izraelit Netanyahu paraqitet në gjykatë ndërsa...

4:09

Si t’i ruani më gjatë perimet në...

4:07

Irani kërcënon me bllokimin e rrugëve të...

3:54

Netanyahu do të udhëtojë drejt SHBA-ve, kërkon...

Më të klikuarat

  • EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i riu shqiptar në Angli, pol...
  • “Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnisti...
  • Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti...
  • Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekret...
  • Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.