E martë, 20 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Shtyhet mandati i Komisionit për Reformën Zgjedhore

Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që të shtyjmë mandatin për Komisionin e Reformës Zgjedhore deri në 30 nëntor.

Kërkesa për shtyrjen e mandatit do të kalojë nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe do të votohet në Parlament.

Reklamë

Komisioni i Reformës Zgjedhore u ngrit në tetorin e vitit të kaluar më mandat 9 mujor.

Ai është ngritur mbi parimin e barazisë së anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës dhe PD i është garantuar e drejta e vetos.

Reklamë

Në 9 muaj komisioni nuk arriti të miratojë asnjë ndërhyrje ligjore.

Të dy palët u treguan të kujdesshme dhe në këto 9 muaj punuan vetëm për projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”, i cili është kusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Drafti iu dërguar ODIHR dhe Komisionit të Venecias për mendim dhe ekspertët e tyre kërkuan kontrolle më të rrepta për financat e partive politike.

Por miratimi i këtij ligji do të ngelet për sesionin e ri që nis në shtator.

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe një ligj i ri “Për Financimin e Partive Politike” janë pjesë e 5 kërkesave të qytetarëve që protestojnë para kryeministrisë prej më shumë se një muaji.

Vazhdo të lexosh

Reklamë