Nga kandidatët për nënkryetarë, deri tek sekretarët, del lista e plotë e emrave që do votohen në Këshillin Kombëtar të PD

Këshilli Kombëtar do të zgjedhë ekipin drejtues të Partisë Demokratike, nënkryetarët dhe sekretariatin.
Mësohet se në postet kyçe nuk do të ketë ndryshime; Flamur Noka do të jetë sekretar i përgjithshëm dhe Gazment Bardhi do të jetë nënkryetar i PD.
Bardhi nuk do të hidhet në votim pasi e merr postin për shkak se është kryetar i grupit parlamentar. Noka garon përballë Saimir Koreshit, një garë e lehtë kjo për Flamur Noken.
Nënkryetarët e tjerë të Partisë Demokratike pritet të jenë Nikola Kedhi dhe Erisa Bajaziti, e cila jeton në Bruksel.
Belind Këlliçi e Luçiano Boçi do të garojnë përballë njëri-tjetrit për të qenë nënkryetarë të PD.
Ervin Minarolli mësohet se nuk do të jetë më sekretar organizativ dhe në vend të tij do të garojë Klevis Balliu.
LISTA E KANDIDATËVE TË PROPOZUAR:
Kandidatët për nënkryetarë: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Jonathan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti.
Kandidatët për sekretar të Përgjithshëm: Flamur Noka, Saimir Korreshi
Kandidatët për sekretar Organizativ: Agron Loka, Klevis Balliu
Për Digjitalizimin: Etjon Kapedani, Renald Rista
Për Burimet Njerëzore: Andi Mustafa, Marjo Runa
Për Urbanistikën dhe Territorin: Gentjan Kaprata, Maksim Kola
Për Çështjet ligjore dhe Zgjedhore: Arlinda Ahmetaj, Marash Logu
Për Çështjen e Pronave dhe Luftën Kundër Korrupsionit: Endira Bushati, Ledina Mandia
Për Marrëdhëniet me Publikun: Denisa Kele, Viola Kapedani
Për të Drejtat e Njeriut: Franc Nuri, Ledio Nuraj
Për Organizatat partnere dhe Shoqërinë Civile: Eva Metaj, Malvina Lika
Për të Përndjekurit Politikë: Lorenc Luka, Shkëlqim Lepenica
Për Integrimit europian: Silva Hasaj , Fjoralba Dizdari
Për Pushtetin Lokal: Agron Haxhimali, Ylli Hasani
Për Diasporën dhe Emigracioinin: Ethem Aga, Petrit Tafaj
Për Aksionin Qytetar: Erges Eskiu, Jurgen Spaho.
Për Komisionin e Apelimit: Adriana Kalaja, Ankelita Çela, Arsen Dushku, Besart Logu, Çajup Shehaj, Gentian Koçi, Lukas Heidorn, Mark Lleshi, Shaqir Manjani dhe Suina Asllanaj.
Këshilli Kombëtar do të zgjedhë pesë emra për Komisionin e Apelimit.






