Dy pallate në ndërtim në projektin ‘Durrës Marina’ sipas IKMT-së kanë pësuar ulje të strukturës dhe kërkojnë ndërhyrje.
Inspektoriati i Mjedisit shprehet se njëra godinë 9-katëshe është fundosur 28 cm, ndërsa objekti tjetër 11-katësh, 18 cm.
IKMT njofton se pas inspektimit i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, që të marrë urgjent masat me përforcimet e nevojshme teknike, të cilat sipas inspektoratit garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave.
Marrëveshja 35-vjeçare për ndërtimin e projektit të madh në Portin e Durrësit, u firmos nga qeveria shqiptare dhe kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe e Muhammed El Alabbar në vitin 2022. Projekti kap vlerën prej 2 miliard dollarësh.





