E martë, 27 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Dorëzohen listat e kandidatëve, Vetëvendosje i “beson” Albin Kurtit. LDK zgjedh Vjosa Osmanin

Partitë politike në Kosovë kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në zgjedhje me Albin Kurtin si kryesues të listës. Në dhjetëshen e parë të kandidatëve janë përfshirë figurat kryesore të partisë. Por në listë mungojnë emra të njohur si Besnik Bislimi dhe Hysen Durmishi.

Reklamë

Lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës kryesohet nga ish-presidentja Vjosa Osmani, e pasuar nga kryetari Lumir Abdixhiku. Ndërsa figura si Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami do të garojnë poshtë dhjetëshes së parë. Procesi është shoqëruar edhe me pakënaqësi, pasi ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, refuzoi nominimin për deputet dhe kritikoi udhëheqjen e partisë.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë me Ardian Gjinin në krye të listës, ndërsa kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, do të mbajë numrin 11.

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka publikuar listën zyrtare të kandidatëve. Megjithatë kryesia e PDK-së ka vendosur që në listë të mos përfshihet Fatmir Limaj dhe përfaqësues të tjerë të Nismës Socialdemokrate.

Më shumë video

Reklamë