E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, mjeku Nikolla Nunka përfundon në spital, shfaqi probleme me zemrën

Kirurgu që u arrestua për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, Nikolla Nunka mësohet se ndodhet në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Sipas informacioneve, mjeku ka pasur më herët probleme me zemrën dhe nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit, ku është dërguar në urgjencë për kontroll.

Pas vizitës dhe kryerjes së EKG-së, ka rezultuar se ai ka probleme kardiake, ndërsa mjeku kardiolog ka vendosur që Nunka të mbahet i shtruar në spital.

Kirurgu po mbahet nën monitorim mjekësor, ndërsa pritet të vendoset në vijim edhe për masën e sigurisë që ishte caktuar për ditën e nesërme, nëse do të zhvillohet në ambientet e spitalit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë