Ky sezon nuk ka ardhur i mbarë për fermerët në Mallakastër, një ndër zonat më të njohura për kultivimin e qershisë.
Ata ngrenë shqetësimin e rënies së ndjeshme të prodhimit dhe tharjes së pemëve, për të tretin vit radhazi.
“Prodhimi është shumë i dobët për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe ndryshimet klimatike, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në dëmtimin e kulturës duke bërë që nga një burim kryesor të ardhurash për banorët, qershia të kthehet në një kulturë gjithnjë e më pak fitimprurëse”.
Banorët pohojnë gjithashtu se kostot e papërballueshme të mirëmbajtjes kanë rënduar situatën.
“Drejtpërdrejt në ekonominë familjare, pasi për shumë qershia është i vetmi burim të ardhurash.”
Përballë kësaj situate, një pjesë e madhe e banorëve kanë nisur të heqin dorë nga kultivimi i qershisë, duke i prerë pemët për ti zëvendësuar me kultura më rezistente si ulliri.





