E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

NBA në zi, lotari i Memfis Grizlis gjendet i vdekur në banesë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot NBA, pasi është shpërndarë lajmi se basketbollisti i Memfis Grizlis, Brendon Klark, ishte ndarë nga jeta në moshën 29-vjeçare.

Lajmi u shpërnda nga vetë klubi i Memfis Grizlis, duke lajmëruar kësisoj opinionin sportiv për këtë situatë të rëndë që po përjetonte skuadra. Lojtari kanadez u gjet i vdekur në banesën e tij në Los Anxheles, pas një telefonate për “urgjencë mjekësore”.

Reklamë

Personeli i ambulancës e ka deklaruar të vdekur atë që në momentin e mbërritjes në skenën e ngjarjes, ndërsa në banesë janë gjetur gjurmë të substancave narkotike, duke lënë të mendohet se ai ishte ndarë nga jeta për shkak të overdozës.

Klark ishte bërë pjesë e Grizlis në vitin 2019 dhe kishte luajtur me vazhdimësi me këtë klub në vitet e fundit. Por në këtë sezon, ai kishte kaluar probleme me dëmtimet dhe më pas me ligjin, pasi në muajin prill ishte arrestuar nga policia për ecje përtej limiteve me makinë dhe për mbajtje e trafikim substancash të palejuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë