E mërkurë, 28 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Kronikë

I akuzuar për planifikimin e një vrasjeje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania i shumëkërkuari nga SPAK (EMRI)

Është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania në Shqipëri Ardit Gjokrosa, i cili akuzohet nga drejtësia shqiptare për kryerjen e një sërë veprash penale.

Gjokrosa akuzohet për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si dhe për “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Reklamë

Njoftimi:

Ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

Reklamë

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.