E enjte, 29 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 27 minuta më parë
Sport

Miqësoret me Luksemburgun dhe Greqinë, trajneri i Italisë nuk thërret asnjë nga ata që dështuan të kualifikojnë axurrët në Botëror

Italia do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin qershor, me trajnerin Silvio Baldini i cili do të jetë përkohësisht në drejtimin e saj, duke lënë për atë periudhë punën e tij me skuadrën U21 të të kaltërve.

Dhe duket se trajneri ka vendosur që për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Greqisë, të mos thërrasë asnjë nga lojtarët e ekipit të parë, emrat që dështuan në rrugëtimin e të kaltërve drejt Botërorit 2026. Ai ka zbuluar se ftesa do të ketë vetëm për futbollistët e ekipit U21.

Reklamë

“Meqë jam trajneri i U21 dhe Gatuzo ka dhënë dorëheqjen. Për dy ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Greqisë do të ftoj vetëm lojtarë të U21. Është një akt i vendosur nga logjika, jo nga kuraja. Trajneri që do të vijë pas datës 22 qershor, duhet të njohë nivelin e këtyre djemve.

Është e kotë që të bëj bashkë shumë persona, mes të cilëve lojtarë që nuk arritën kualifikimin e Italisë në Botëror, pasi nuk do të kenë motivim dhe do të duan të stakojnë spinën. Duhet të dish të zgjedhësh personat e duhur. Në momentin e propozimit, i thashë presidentit Gravina “Pranoj, por do të marr U21”. Dua të vlerësoj punën time dhe të tregoj se cilët janë këta djem”, zbuloi ai vendimin që ka marrë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë