Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 July 2026
Vizion fokus

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen...

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën që kemi...

Dita e 45-të e protestës në Tiranë, tubim para...

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari: Ja skema...

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka...

“PS e PD janë bashkë për sistemin zgjedhor”, Tafani:...

Po paratë e të korruptuarve ku janë? Tafani: Bën...

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me forcë ndaj...

BE nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse Navalny lirohet

26 Janar 09:46

Bashkimi Evropian nuk do të vendosë sanksione të reja ndaj individëve rusë, nëse Kremlini liron udhëheqësin pro-demokraci Alexei Navalny, thanë të hënën ministrat e jashtëm të BE-së, e cila do të dërgojë kryediplomatin e bllokut në Moskë javën e ardhshme.

Pavarësisht thirrjeve nga vendet Baltike, Italia dhe Rumania për sanksione ndaj zyrtarëve rusë në përgjigje të ndalimit të Navalny, pas kthimin në Rusi nga Gjermania më 17 janar, Gjermania kërkoi që t’i jepej më shumë kohë Kremlinit.

“Ramë dakord sot të presim vendimin e gjykatës, që të shohim nëse Alexei Navalny do të lirohet pas 30 ditësh,” u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, pas një takimi me homologët e tij të BE-së. “Kjo çështje nuk është mbyllur”, tha ai. Ndërkohë Presidenti amerikan Joe Biden do mbajë të gjitha alternativat mbi tryezë ndërsa shqyrton përgjigjet ndaj ndalimit të zotit Navalny, tha të hënën sekretarja e shtypit Jen Psaki.

Administrata e zotit Biden i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të lirojë menjëherë Navalny, së bashku me protestuesit.

Zoti Navalny, kritiku më me peshë i Presidentit Putin, u arrestua dhe u burgos nën pretendimet për shkelje të lirimit me kusht pasi udhëtoi përsëri në Rusi për herë të parë që kur u helmua në gusht nga ai që Gjermania thotë se ishte një agjent nervor i gradës ushtarake.

Ai akuzon Putinin se kishte urdhëruar vrasjen e tij, gjë që Kremlini e mohon. Mbështetësit e tij mbajtën protesta mbarëkombëtare të shtunën, gjatë të cilave u arrestuan mbi 3,000 vetë dhe që solli intensifikimin e thirrjeve ndërkombëtare për lirimin e zotit Navalny.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se do të shkojë në Moskë javën e ardshme që t’i kërkojë Kremlinit të lirojë demonstruesit dhe zotin Navalny. Krerët e BE-së mund të diskutojnë edhe për hapa të tjerë të mudnshëm në një takim të nivelit të lartë të planifikuar për më 25-26 mars, tha ai.

Më parë, ministri i jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis kishte thënë se BE ja duhet të dërgonte një “mesazh shumë të qartë dhe vendimtar” në Moskë, duke kërkuar që blloku të binte dakord për sanksionet nën kornizën e saj të re të sanksioneve për të drejtat e njeriut, e cila lejon miratimin më shpejtësi të ngrirjes së aseteve dhe ndalimet e udhëtimit.

BE-ja zbaton saksione ekonomike ndaj sektorëve rusë të energjisë, financave dhe armëve që pas aneksimit të gadishullit të Krimesë në vitin 2014. Ajo ka vendosur sanksione ndaj gjashtë zyrtarëve rusë të afërt me Presidentin Putini si përgjigje ndaj helmimit të zotit Navalny, si dhe ndaj një njësie ekonomike përgjegjëse për shkatërrimin e rezervave të armëve kimike të epokës sovjetike.

Vendet balltike Letonia dhe Estonia mbështesin më shumë sanksione të BE-së ndaj individëve rusë dhe ministri i jashtëm i Italisë tha të dielën se Roma ishte e gatshme të mbështeste më shumë ndalime udhëtimi dhe ngrirje asetesh. Rumania mbështeti publikisht sanksionet të hënën.

Gjermania dhe Franca, fuqitë kryesore të BE-së, do të jenë thelbësore për të vendosur nëse blloku do të vazhdojë me masat ndëshkuese ndaj Rusisë, një eksportuese kryesore e naftës dhe gazit në bllok./ VOA

 

Posted Under:
Bota
Tagged:
BE Navalny Rusi Sanksione

Nga e njëjta kategori

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

më shumë...

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me forcë ndaj çdo sulmi

më shumë...

Alarm për tregtinë globale! Pas Hormuzit, Irani mund të mbyllë edhe Bab el-Mandabin

më shumë...

Britania dhe BE nënshkruajnë traktatin historik për Gjibraltarin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:06

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën...

10:48

Aksident tragjik në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas...

10:44

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i...

10:28

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e...

10:25

“Protesta është e popullit”, gazetari: Edhe votën...

10:21

Dita e 45-të e protestës në Tiranë,...

10:16

“Berisha po mban në pushtet Ramën”, gazetari:...

10:10

Deklartata për spastrim etnik, Kosova shpall “non...

10:01

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama:...

9:35

“PS e PD janë bashkë për sistemin...

9:20

Po paratë e të korruptuarve ku janë?...

9:12

Netanyahu paralajmëron Teheranin: Izraeli do përgjigjet me...

9:11

Shqipëria do futet në BE me një...

8:46

Qentë e rrugës rikthehen në problem në...

8:18

Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike,...

8:15

Investimi në Zvërnec, Rama: Projekti do të...

8:06

Integrimi në BE/ Marta Kos: Përgëzime miqve...

7:59

Mbyllja e tre kapitujve, Rama: Reformat po...

7:36

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy...

7:18

Alarm për tregtinë globale! Pas Hormuzit, Irani...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • “Do të merrni një ofertë”, parashikimi i yjeve për secilën s...
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • Fëmijët do të ulen falas pranë prindërve, BE ndryshon rregul...
  • E pazakontë në Francë, një re gjigante “pushton” bregun, tem...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.