Subscribe

Nga Pranvera Borakaj

Lajmi kryesor ditën e sot ishte çelja e bazës se NATO-s në Kuçovë. Një ceremoni pomopozë për të treguar dy gjëra, e para sa të rëndësishëm jemi ne për NATO-n e NATO për ne dhe e dyta, tashmë jemi një vend më i sigurt.

Rivendosja në punë e kësaj baze pas më shume se 4 dekadash, i ka kushtuar NATO-s afërsisht 50 milion euro e qeverisë shqiptare gati 5 milion.

Është shumë interesant raporti i zhdrejt mes investimeve që shteti jonë po bën në fushën e mbrojtjes dhe kapaciteteve njerëzore që duan të angazhohen në ushtri.

Nga 48 mijë trupa ushtarake në 91, sot kemi vetem 8.5 mijë, ndërkohë që vetëm gjatë viteve 2020-2022 shpenzimet për mbrojtjen janë rritur me 183%.

Kjo është baza e parë në Ballkanin Perëndimor, por aleatët tanë, Greqia e Italia, të cilat dhe kujdesen për hapësirën tonë ajrore, e do vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në vijim, kanë plot të tilla.

A do ndikoj kjo bazë në zonën e Kuçovës? A do të sjelli ajo një impakt real? A presim zhvillim ekonomik ? Këto janë detaje dhe pyetje që do i zbulojmë më vonë, ajo që dua përmes këtij monologu të theksoj është regresi në gjuhën diplomatike dhe fuqizimi në armatilkë dhe fushën ushtarake.

Në 2024 edhe nga vendet tashmë të pushtuara apo sulmuara, thirrjet nuk vijnë për paqe, për armëpushim, për dialogë por vetëm për fonde dhe armatime.

Deri kur këto do jenë fjalët kyçe? Pavarësisht se disa shtetet lufta i fuqizon më shumë, e disa lider i faktorizon më tepër, më shumë armë, e më shumë para për luftë nuk i bën më të lumtur fëmijët e vendeve të shkatërruara nga bombardimet, as të rinjtë e këtyre zonave dhe as familjet që kanë jetuar shkatërrimin e pasurive dhe pronave të tyre.

Jo gjithmonë lufta është zgjidhja. Dhe kjo është fatkeqësia e kësaj dekade. Ne flasim për armatime, fuqizime ushtarake, tregues pushteti por jo për paqe, për zgjidhje diplomatike  dhe konsensuale.

Kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit që bota kalon në këto shtigje, ama sa herë ka dalë prej tyre, ka ngritur mekanizma për forcimin e bashkëpunimit, arritjen e marrëveshjeve dhe garantimin e paqes.

Sot gjuha që na vjen në vesh është ajo e kërcënimeve dhe tregimit të muskujve, kush është më i fortë.

Ç’dështim për diplomacinë botërore… sot ështe dita që të gjithë janë në unison për këtë sukses të Shqipërisë, e mbeshtetje të NATO-s. Por le të jetë kjo dita që mos genjejmë veten dhe të njihim fuqinë reale që kemi, e ta dimë qarte, që ne jemi një vend i vogël që ndërkombëtarët na duan sa më të qetë e te stabilizuar, e kjo s’do të thotë gjithmonë fuqi apo demokraci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *