E enjte, 29 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura në bagazhin e një makine

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Sipas mediave vendase, trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm brenda një automjeti.

Sipas Prokurorisë së Padovës, viktima është identifikuar si një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili nuk kishte një adresë të qëndrueshme banimi.

Reklamë

Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri. Hipoteza kryesore e hetuesve është se ngjarja mund të lidhet me larje hesapesh në qarqe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e vrasjes.

Karabinierët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth, ndërsa ekspertët do të ekzaminojnë me kujdes automjetin tip Fiat Bravo, për të kërkuar gjurmë të mundshme gjaku. Këto prova mund të ndihmojnë në përcaktimin e kohës dhe mënyrës se si trupi është futur në makinë.

Reklamë

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse 35-vjeçari është vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar i pajetë në bagazh, apo nëse është qëlluar për vdekje pasi ndodhej brenda automjetit.

Një detaj i rëndësishëm për hetimin është fakti se sediljet e pasme të makinës ishin të palosura, ndërsa duart e viktimës ishin të lidhura.

Vazhdo të lexosh

Reklamë