E enjte, 29 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

I foluri në publik, Kikia: “Arma” e fortë e të rinjve! Ymeri: Sfida është me fëmijët

Të folurit në publik është arti dhe procesi i komunikimit të ideve para një audience me qëllim informimin, bindjen ose argëtimin e tyre.

Edhe pse është një nga aftësitë më të vlerësuara për zhvillimin profesional dhe personal, ajo shpesh shoqërohet me “frikën nga skena” ose ankthin publik.

Reklamë

Gazetarët Anisa Ymeri dhe Mentor Kikia prej vitesh merren me trajnimin e të rinjve për të pasur më shumë siguri gjatë komunikimit në publik.

I ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, Kikia tha se e folura në publik është një “armë” që hap dyert e shumë të rinjve.

Reklamë

“E folura në publik është e rëndësishme për një individ, sidomos në një kohë kur çdokujt  atë që e ka në mendje ta shesë, ta ekspozojë. Shpesh kur përballemi me të folurin në publik, kuptojnë sikur do flasin para një turme. E folura në publik është “armë”, aftësi më vete. E folura në publik nuk është aftësi për të thënë sa më shumë fjalë, por të thuash atë që duhet me sa më pak fjalë.

I foluri në publik është shumë i rëndësishëm, sepse është mjet që të pajis dhe të bësh përpara në karrierë”, tha Kikia.

Gazetari më tej shtoi se kanë qenë prindëërit ata që kanë sjellë fëmijët në trajnimin e të folurit në publik, për shkak të pasigurive që ata kanë pasur.  

“Fëmijët që vinin ishin të orientuar nga prindërit. Shihnin që fëmija mëson, por kur ngrihej në mësim bllokohej, ngurimi se çfarë do të thonë të tjerët. E gjitha kjo krijonte komplekse. Ajo që ne trajtojmë, nuk është thjesht ritmi i leximit, por për t’i çliruar nga ideja se çfarë do mendojnë të tjerët me mua dhe pastaj si do komunikojnë me publikun, ritmi i zërit e të gjitha”, tha Kikia.

Gazetarja Anisa Ymeri e ka cilësuar art të folurin në publik.

“Është art i foluri në publik. Kur u afeksionova me fëmijët, mendova që duhet ta praktikojmë.

Sfida ishte me fëmijët. Fëmijët e kanë vështirë të komunikojnë ballë për ballë. Ka humbur zëri për të thënë atë që ti mendon. Ky është problem i këtij brezi”, tha Ymeri në “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjora.

Ajo më tej shtoi” “Fëmijët që janë pjesë e trajnimit e shkruajnë vetë temën e tyre dhe ne punojmë për ta prezantuar sa më mirë të jetë e mundur. 99% e njerzve nuk kanë frikë nga gjarprinjtë në botë, por të folurin në publik. këto janë studime të bëra nga universitete serioze”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.