Aktorja e famshme rrëfen për herë të parë për përvojat me drogën: Kam provuar kokainë dhe LSD, por nuk do t’i prek më kurrë

Aktorja e njohur britanike Helen Mirren ka folur për përvojat e saj me substancat narkotike në rininë e saj, duke zbuluar se kishte provuar LSD në moshën 20-vjeçare dhe kishte konsumuar kokainë në sasi të vogla gjatë festave.
Aktorja 81-vjeçare, e njohur edhe për rolin e saj në serialin “MobLand”, kishte treguar në një intervistë për revistën GQ se përdorimi i kokainës kishte qenë i rastësishëm dhe jo në sasi të mëdha. “Më pëlqente kokaina. Nuk kam konsumuar kurrë shumë, vetëm pak në festa”, ishte shprehur ajo.
Vendimi për të hequr dorë nga kjo substancë lidhej me historinë e Klaus Barbie, kriminelit nazist të luftës, i cili pas Luftës së Dytë Botërore u arratis në Amerikën e Jugut dhe u lidh me trafikun e kokainës. Mirren shpjegoi se ky informacion e bëri të reflektonte mbi origjinën e drogës që konsumonte.
“Kur merr një drogë dhe je në një festë, thjesht nuk mendon se nga vjen ajo”, kishte deklaruar aktorja, duke shtuar se nuk do ta prekte më kurrë kokainën. Sipas saj, është e rëndësishme të kuptohet rruga që ndjek një substancë përpara se të mbërrijë te konsumatori.
Mirren ka rrëfyer gjithashtu përvojën e saj me LSD-në, të cilën e provoi vetëm një herë, kur ishte rreth 20 vjeçe. Në autobiografinë e saj, “In the Frame”, përfshihet edhe një fotografi nga ajo periudhë, ku aktorja shfaqet e shtrirë në tokë në një pyll, nën ndikimin e substancës.
“Ishte e vetmja herë që mora LSD”, ka kujtuar ajo, duke e përshkruar përvojën si intensive dhe pothuajse magjike. Megjithatë, eksperienca e bëri të vendoste se nuk dëshironte ta përsëriste më. “Kalova një kohë të mrekullueshme, pata një përvojë magjike dhe dola prej saj duke menduar: Nuk do ta bëj më kurrë këtë”, është shprehur aktorja.
Ajo ka pranuar se, ashtu si shumë njerëz të brezit të saj, kishte provuar edhe marihuanën dhe substanca të tjera. Megjithatë, sipas Mirren, përkushtimi ndaj karrierës ka qenë gjithmonë përparësia e saj kryesore.
“Gjithmonë kam qenë tepër e përkushtuar ndaj punës sime. Ajo ishte droga ime e vërtetë”, ka përfunduar aktorja.




