E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në Kosovë

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Pro saj votuan 62 deputetë, 16 kundër, ndërsa abstenim ishin 13 vota.

Haxhiu ishte kryetare e Kuvendit edhe në mandatin e kaluar.

“LVV për kryetare të Kuvendit të Kosovës e propozon zonjën Albulena Haxhiu. Është arritur një marrëveshje politike me LDK për presidentin, kështu që konsideroj se mund të procedojmë me këtë propozim”, tha deputeti Glauk Konjufca.

Zgjedhja e saj i hap rrugë përmbylljes së procesit të konstituimit të Kuvendit dhe procedimit me hapat e tjerë për formimin e institucioneve të reja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë