Një zjarr ka përfshirë kodrat e fshatit Bago në Kavajë.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Mësohet se flakët iu afrua dy banesave, por ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur frenimin e përhapjes së flakëve.
Zjarri vijon të jetë aktiv, por deri më tani nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po vijon me vështirësi për shkak të sipërfaqes së madhe të përfshirë nga flakët dhe terrenit të vështirë.





