Deputeti demokrat, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij i është drejtuar Klodiana Spahiut, e propozuar nga kryeministri Edi Rama për t’u emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, që të mos e pranojë.
Sipas tij, një vendim për t’u bërë pjesë e qeverisë do të thotë të rrezikosh burgun.
“Klodiana, se kemi qenë dhe shokë shkolle. Mos firmos, mos u bëj pjesë, se kjo do të thotë burg. Ku i ke ata që Rama u thoshte ‘firmosni’? Do të përdorë të firmosësh KAYO-n në shëndetësi”, tha Noka.





