E hënë, 2 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Sport

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale, spektakël në Nju Jork

“US OPEN” – Në turneun e femrave, numri 1 i botës, Aryna Sabalenka, avancoi në gjysmëfinale pas një përballjeje të luftuar ndaj Linda Noskovës.

Tenistja bjelloruse fitoi 2-1, por u detyrua të djersinte përballë kundërshtares çeke.

Dy nga setet u vendosën në tie-break, ku Sabalenka tregoi më shumë qetësi dhe përvojë në momentet vendimtare.

Në gjysmëfinale është edhe Jessica Pegula. Amerikania përmbysi Emma Navarron, duke fituar 2-1.

Reklamë

Pas një seti të parë të humbur, Pegula reagoi në mënyrë spektakolare dhe mori dy setet e ardhshme, duke siguruar rikthimin në gjysmëfinalen e US Open pas dy vitesh.

Tashmë, skena e turneut amerikan është gati për betejat e fundit, me Shelton dhe Tiafoe që do të përplasen për një vend në finalen e madhe, ndërsa në konkurrimin e femrave Sabalenka dhe Pegula vijojnë rrugëtimin drejt trofeut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë