Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji...

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin e 7...

“Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i Botës kritikon...

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran, por nuk...

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina i kundërpërgjigjet...

Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në garë për...

Real–Inter, të gjitha lëvizjet para supersfidës. Mungesa të rëndësishme...

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e integrimi, PS...

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet në mbledhjen...

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të...

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqaruar, Vulaj vrau 24-vjeçarin

8 Shtator 10:42

Detaje të reja janë bërë të ditura për ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku 24-vjeçari Ylber Luli humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri, ndërsa babai i tij, Qamil Luli, mbeti i plagosur.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se gjithçka dyshohet se ka nisur pas një konflikti mes viktimës dhe Andri Vulajt, autor i dyshuar i ngjarjes.

Lexo edhe :

Related Posts

Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vrarë, i ati u plagos

Përplasja e parë mes tyre ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në një lokal në zonën e Gjuhadolit. Më pas, rreth orës 05:00 të mëngjesit, Vulaj ka shkuar në banesën e Ylber Lulit, me pretendimin se do të sqaronin konfliktin.

Sipas hetimeve paraprake, ai kishte me vete edhe një pistoletë. Gjatë bisedës, situata është përshkallëzuar dhe mes dy të rinjve ka nisur një përleshje fizike.

Në konflikt është përfshirë edhe babai i viktimës, Qamil Luli. Policia e Shkodrës dyshon se gjatë përleshjes, babë e bir kanë plagosur me thikë Andri Vulajn.

Në vijim të konfliktit, ky i fundit dyshohet se ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 24-vjeçarit, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën.

Pas marrjes së njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë veprimet hetimore.

Efektivët kanë bërë ndalimin e Andri Vulajt, ndërsa kanë sekuestruar edhe armën e cila dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Nga veprimet e para hetimore mësohet se Ylber Luli kishte qëndruar deri në orët e vona pranë banesës së tij, brenda automjetit, së bashku me një person tjetër.

Rreth orës 02:00 pas mesnate, ai është futur në banesë. Afërsisht tre orë më vonë, Vulaj është paraqitur në shtëpinë e tij, ku pas përplasjes fizike dhe plagosjes me thikë, dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj Ylber Lulit.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e dinamikës së konfliktit dhe zbardhjen e plotë të përgjegjësive.

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret
Tagged:
Shkoder Vrasja ylber luli

Nga e njëjta kategori

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë punonjësi i Bashkisë Tropojë, tre të tjerë të lënduar

më shumë...

Flakët që “përpinë” pyjet në Shqipëri, 2 të arrestuar nga policia, 2 të tjerë në kërkim

më shumë...

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon për miratim më 17 shtator

më shumë...

Zjarret në qarkun e Dibrës, prefekti: Kanë qenë të qëllimshme, dëmet janë të mëdha

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:09

Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron...

12:52

Flakët që “përpinë” pyjet në Shqipëri, 2...

12:42

“Territorialja dhe Zgjedhorja prioritetet e PS-së”, Taulant...

12:35

Investigimi tronditës: Netanyahu u paralajmërua për sulmin...

12:15

“Mbappe po sillet si fëmijë”, ish-kampioni i...

12:04

Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran,...

12:03

Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina...

11:59

Turqia flet shqip! Manaj dhe Seferi në...

11:55

Real–Inter, të gjitha lëvizjet para supersfidës. Mungesa...

11:53

Zjarret në qarkun e Dibrës, prefekti: Kanë...

11:45

Konferenca e Kryetarëve, Tabaku: Përcaktoni prioritetet e...

11:28

Bllokimi i pagave të magjistratëve, zbardhen diskutimet...

11:24

Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i...

11:22

Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra zjarri në...

11:05

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas...

10:47

Pagat e gjyqtarëve, administrata e Gjykatës së...

10:42

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi...

10:35

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi...

10:28

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të...

10:18

“Sa merr një kinez, nuk marrin 10...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • “Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësish...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.