Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Louisville, SHBA, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar brutalisht një grua pas takimit të tyre të dytë.
Kamerat e sigurisë së një lokali kanë fiksuar momentin kur Nathan Steele sulmon Amberi Marie Mitchell. Pamjet janë bërë publike nga një shoqe e gruas, e cila tha se qëllimi ishte të paralajmëronte gratë e tjera në zonë për të qenë të kujdesshme ndaj tij.
Sipas saj, sulmi ndodhi pasi Mitchell i kishte bërë të ditur Steele se nuk dëshironte të vazhdonte njohjen. Të dy ishin njohur rreth 30 ditë më parë dhe kishin dalë vetëm dy herë.
🇺🇸 ABD’nin Louisville kentinde bir kadın, yaklaşık 30 gündür tanıdığı ve iki kez buluştuğu Nathan Seale tarafından bir barda saldırıya uğradı.
Kadın, aldığı kötü hisler nedeniyle ilişkiyi sonlandırmak istedi. Ancak bu kararın ardından Nathan gerçek bir erkek gibi sessizce… pic.twitter.com/cVuODmtP4U
— Serkan Tanyildizi (@srkntnyldz) September 4, 2026
Ngjarja ndodhi më 3 shtator dhe, sipas pamjeve të publikuara, konflikti nisi kur Steele i hodhi një gotë birre Mitchell. Më pas, ai e rrëzoi gruan në tokë dhe e goditi me shkelma.
Në një moment, Mitchell mori një shishe dhe u drejtua drejt tij, ndërsa Steele e goditi me forcë në qafë, duke e rrëzuar sërish në tokë.
Shoqja e viktimës deklaroi se gruaja kishte pasur një parandjenjë të keqe dhe kishte vendosur ta ndërpriste njohjen, ndaj kishte zgjedhur një vend publik për takimin. Megjithatë, sipas saj, oborri i lokalit ishte bosh në momentin e sulmit dhe vetëm kamerat e sigurisë ndihmuan në dokumentimin e ngjarjes.
Sipas të njëjtës dëshmi, Steele është pushuar nga kompanitë ku punonte, ndërsa ndaj tij është bërë edhe kallëzim në polici.





