Subscribe

Para Gjykatës së Krimeve të Rënda Armando Kocerri të cilit iu gjetën 4 tonë drogë në shtëpi dhe Nezar Seitit i dyshuar si financues i grupit Habilaj nuk pranuan asnjë prej akuzave.

 

Gjykata caktoi masat e sigurisë arrest me bug për Kocerrin dhe 20 ditë për Seitin kjo për shkak se do ndiqen procedurat e ekstradimit drejt Italisë.

 

Armando Koçerri u arrestua në operacionin blic në Vlorë, ku në banesën e tij u gjetën 4 tonë kanabis që dyshohej se do të trafikohej në Itali.

 

Po atë ditë  u arrestua edhe Nezar Seiti, i konsideruar si bashkëpunëtor i ngushtë i Moisi Habilajt. Seiti përmendet në përgjimet e Prokurorisë së Katanias ku më së shumti siguron mjetet e nevojshme për transport të grupit, si edhe ndan paratë e trafikantëve.

 

Për të ka dhjetëra përgjime ku del se ka qenë mjaft aktiv pas vitit 2015, duke hyrë dhe dalë lirisht në shtetin italian. Ai ka pasur rol organizativ në grupin e strukturuar kriminal. Ndërkohë për Koçerrin hetuesit thonë se mund të hetohet dhe procedohet në Shqipëri, pasi nuk rezulton të ketë gisht në veprimtarinë përtej detit.

 

Nga ana tjetër organet ligjzbatuese kanë nisur kontrollin pasuror për Habilajt ku pritet kapja e Florian Habilaj, i cili ka pasur kontaktet direkte me atë që cilësohet si shefi I madh por që nuk dihet se cili është.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *